Kadri Veseli flet pas intervistimit tre orësh nga Gjykata Speciale

Kryetarit i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselit ka foluar pas intervistimit nga Gjykata Speciale, shkruan Periskopi. “Siç kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim. E kam përfunduar intervistën. Vitet 90’ta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë, një nënshtrim para Serbisë për spastrim etnik, dmth për gjenocid kundër popullit tonë. Ne […]
“Siç kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim. E kam përfunduar intervistën. Vitet 90’ta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë, një nënshtrim para Serbisë për spastrim etnik, dmth për gjenocid kundër popullit tonë. Ne iu kemi kundërvënë, Lëvizja jonë çlirimtare ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përballje me gjenocidin serb. Lufta e UÇK’së ka qenë përballje me spastrimin etnik, të cilën ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë”, ka thënë Veseli.
Intervistimi i tij ka zgjatur për rreth tre orë.
Paraqitja e Veselit para Speciales ishte paraparë për 4 dhjetor, por për shkaqe teknike është shtyrë deri sot.
I pari i PDK-së u nis gjatë mesditës së hënë për në Hagë dhe tha se ky është një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës./Periskopi/












