Jasharaj brenda me Kurtin: Sherret që i bëri kryesindikalisti i arsimit sivjet

Jasharaj brenda me Kurtin: Sherret që i bëri kryesindikalisti i arsimit sivjet

Viti 2019 nisi me grevën në arsim. Nxënësit nuk shkonin në shkollë, pasi mësimdhënësit e tyre të tubuar nëpër salla refuzonin të jepnin mësim. Kjo për shkak se kryetari i sindikatës së tyre, Rrahman Jasharaj, kërkonte që të rritej koeficienti i pagave, si dhe të miratohej ligji për mësimdhënësit e viteve 90. Me një fjalë, […]

Ministria e Arsimit bëri thirrje për ndërprerje të grevës. Kryeministri Haradinaj po ashtu bëri thirrje për ndërprerje të grevës. Të gjithë bënë thirrje për ndërprerje të grevës. Por, kështu nuk mendoi Rrahman Jasharaj.

U humbën rreth tri javë mësimi. Domethënë, dhjetëra njësi mësimore mbetën të patrajtuara. Dhe, edhe pse Ligji i Pagave u ri-dizajnua sipas kërkesës së Jasharajt, ai ngulmoi edhe në një tjetër çështje: nuk do të kompensoheshin orët e mësimit që u humbën nga greva.

Mësuesi idealist si një ide i lëshoi vend një mësuesi oportunist.

Mësimi përfundoi më 21 qershor, ashtu edhe siç ishte paraparë para grevës, dhe nxënësit tanë e pësuan për shkak të kuletave të mësuesve të tyre. Edhe pse, këto kuleta u mbushën. Një tetëmbëdhjetë vjeçar që del nga shkolla e mesme dhe përballet me tregun e punës mund të ketë rrogë edhe njëqind e tridhjetë euro ndërkohë që mësimdhënësi i tij në të mesmen paguhet me 800 sosh.

Por, problemet tona me arsimin vazhduan. Në Kamenicë, Qëndron Kastrati mbylli disa shkolla që kishin pak nxënës, dhe edhe kjo u kundërshtua nga Rrahman Jasharaj. Atij nuk i bënte për reformën në arsim, përmirësimin e cilësisë, duke qenë i preokupuar thjesht me pagat e tyre, shkruan Periskopi.

Para dy javësh ndërkohë, dolën rezultatet e PISA-s, e të cilat treguan se nxënësit tanë ishin më të dobëtit në Evropë dhe të tretët më të dobët në Botë, në lexim, shkencë dhe matematikë.

Por, pavarësisht kësaj, Jasharaj vazhdon të bëj kundërshtime që mësimdhënësit të testohen.

“Mësimdhënësit tanë i kanë kryer testimet në fakultete”, është shprehur ai.

Sot prej orës 13:00, Jasharaj do të takohet me Albin Kurtin, kryeministrin në ardhje të Republikës së Kosovës. Kësaj here, ai po kërkon implementim të Ligjit të Pagave, i cili ka hyrë në fuqi, edhe pse Avokati i Popullit ka bërë ankesë për një gjë të tillë. Pagat e dhjetorit kanë dalë me rritje, por, Avokati i Popullit ka konsideruar që Ligji i Pagave është diskriminues – e megjithatë, Jasharaj nuk lëshon pe. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?