ISIS-i po forcohet sërish në Irak

Ka indikacione në rritje që grupi i Shtetit Islamik po riorganizohet në Irak, dy vjet pasi humbi territorin në vend. Zyrtarët e inteligjencës kurde dhe ata perëndimorë I kanë thënë BBC-së se prania e ISIS-it në Irak është një kryengritje e sofistikuar dhe se sulmet e ISIS-it janë rritje. Militantët e këtij grupi kohëve të […]
Ka indikacione në rritje që grupi i Shtetit Islamik po riorganizohet në Irak, dy vjet pasi humbi territorin në vend.
Zyrtarët e inteligjencës kurde dhe ata perëndimorë I kanë thënë BBC-së se prania e ISIS-it në Irak është një kryengritje e sofistikuar dhe se sulmet e ISIS-it janë rritje.
Militantët e këtij grupi kohëve të fundit përshkruhen si më të aftë dhe me të rrezikshëm se ata të al-Kaeda, sipas Lahur Talabany, zyrtar I lartë I kundër-terrorizmit kurd.
“Ata kanë teknika më të mira, taktika më të mira dhe shumë më shumë para në dispozicion”, tha ai.
“Ata janë në gjendje të blejnë automjete, armë, ushqim dhe pajisje. Kështu që, ata janë si al-Kaeda në steroide”, shtoi ai, përcjell Periskopi.
Zyrtarët kurdë të inteligjencës besojnë se ISIS-i në Irak i ka rreth pesë mijë luftëtarë dhe pesë mijë përkrahës të tjerë, të cilët janë të gatshëm t’i bashkohen grupit.












