Ish ndihmësi i Trumpit: Trump dorëhiqet vetë nëse Boltoni ose tre të tjerë dëshmojnë

Ish këshilltari i Trumpit, Anthony Scaramucci ka pretenduar se janë katër dëshmitarë kyç të cilët mund ta detyrojnë presidentin që të japë dorëheqje gjatë procesit të hetimit për shkarkim nga Senati pas një muaji. Z.Scaramucci tha se Donald Trump “nuk do të ishte i aftë që ta duronte nxehtësinë” e dëshmive nga disa prej top […]
Ish këshilltari i Trumpit, Anthony Scaramucci ka pretenduar se janë katër dëshmitarë kyç të cilët mund ta detyrojnë presidentin që të japë dorëheqje gjatë procesit të hetimit për shkarkim nga Senati pas një muaji.
Z.Scaramucci tha se Donald Trump “nuk do të ishte i aftë që ta duronte nxehtësinë” e dëshmive nga disa prej top zyrtarëve të tij, dhe kështu do t’i duhej të largohej nga zyra para se të hiqej prej Senatit, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Ish drejtori i komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë, ka listuar dëshmitarët në fjalë, e të cilët janë: “Mick Mulvaney, John Bolton, Mike Pompeo dhe Rudy Giuliani.”
“Këta katër njerëz, qoftë Mulvaney, Bolton, Giuliani, Pompeo – nëse ndonjë prej këtyre duhet të dëshmojë nën betim, ai [Trumpi] duhet të largohet.”
Z.Mulvaney dhe z.Poempo aktualisht janë zyrtarë të administratës Trump, njëri shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë ndërsa tjetri sekretar i shtetit respektivisht, kurse z.Giuliani është avokati personal i Trumpit ndërsa Boltoni është ish këshilltari i sigurisë kombëtare.
Iu kujtojmë se Trump në fillim të muajit të ardhshëm do të hetohet për shkarkim nga Senati pasi që akuzohet se i ka ndalur ndihmat ushtarake për Ukrainën në këmbim të favoreve personale, më saktë, hapjen zyrtare të hetimeve për korrupsion ndaj të birit të Joe Bidenit. /Periskopi












