Irani paralajmëron ShBA-në pas sulmeve në Irak dhe Siri

Irani ka paralajmëruar SHBA-të për ‘pasojat’ pasi Uashingtoni, kreu sulme ajrore kundër një grupi militantësh të mbështetur nga Irani në Irak. “SHBA ka treguar hapur mbështetjen e saj ndaj terrorizmit dhe tregoi neglizhencën e saj ndaj pavarësisë dhe sovranitetit kombëtar të vendeve,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Abbas Mosavi, shkruan CNN. “Amerika duhet […]
Irani ka paralajmëruar SHBA-të për ‘pasojat’ pasi Uashingtoni, kreu sulme ajrore kundër një grupi militantësh të mbështetur nga Irani në Irak.
“SHBA ka treguar hapur mbështetjen e saj ndaj terrorizmit dhe tregoi neglizhencën e saj ndaj pavarësisë dhe sovranitetit kombëtar të vendeve,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Abbas Mosavi, shkruan CNN.
“Amerika duhet ta pranojë përgjegjësinë për pasojat e sulmeve të paligjshme”, shtoi më tutje Mosavi.
Tensionet midis ShBA dhe Iranit janë rritur gjatë vitit 2019 pasi Uashingtoni shtrëngoi shtrydhjen ekonomike në Teheran përmes fushatës së tij “presion maksimal” dhe Irani u përgjigj me atë që kërkon “rezistencë maksimale”, përcjell Periskopi.
Kujtojmë që të dielën të paktën 25 njerëz u vranë dhe 51 u plagosën në sulmet ajrore që synuan pesë objekte të kontrolluara nga Kataib Hezbollah në Irak dhe Siri.












