Inxhinieri Seranaj: Një tërmet tjetër më i ulët se ky, Durrësi mund të rrëzohet sërish

Inxhinieri Seranaj: Një tërmet tjetër më i ulët se ky, Durrësi mund të rrëzohet sërish

Inxhinieri Agim Seranaj thotë se në vlerësimin e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti po bëhen shumë gabime. Seranaj solli mbrëmjen e kësaj të hëne në “Opinion” një material, në të cilin paraqiti të paktën 5 akte konstatimi të ndryshme. Inxhinieri tha se ka nisur ndërhyrja tek objekte në të cilat nuk ka mbaruar ende ekspertiza […]

Seranaj solli mbrëmjen e kësaj të hëne në “Opinion” një material, në të cilin paraqiti të paktën 5 akte konstatimi të ndryshme. Inxhinieri tha se ka nisur ndërhyrja tek objekte në të cilat nuk ka mbaruar ende ekspertiza e mirëfilltë. Ai paralajmëroi se në këtë fazë po bëhen më shumë gabime dhe në një tërmet tjetër më të ulët se ky, Durrësi do dëmtohet më shumë.

Ai solli si shembull një ndërtesë të dëmtuar, në të cilën kishte nisur puna për restaurimin e saj, ndërkohë që ekspertët amerikanë kishin vlerësuar se ajo rrezikonte një çerdhe që ndodhej aty pranë.

Agim Seranaj: Pa u pritur dhe pa u filluar faza e dytë, sepse pranë kësaj ishte një çerdhe që ishte bllokuar për t’u hapur sepse specialistë amerikanë kishin thënë, mirë çerdhja është në rregull, por oborri rrezikohet sepse mund të shembet ky objekt, prandaj ne shkuam dje si grup i tretë. Sepse grupi i parë kishte thënë është në rregull, grupi amerikan kishte thënë kjo shembet, grupi i tretë ishim ne. Ne u çuditëm më shumë nga kjo, që atje kishin filluar punimet, edhe jashtë ku këtu ka aq dëme, ku ja po punon ai ustai atje.

Blendi Fevziu: Ça po bën ai?

Agim Seranaj: Ai e di ça po bën.

Blendi Fevziu: Pra ju thoni që është objekt që nuk mund të jetohet dhe ai po bën punë brenda?

Agim Seranaj: Dhe objekte të tilla në Durrës tani që ne kemi qenë gjithë kohën janë duke u bërë gabime më të mëdha sesa ne kemi bërë deri më sot. Pra më shumë janë gabime tani, sesi po punojmë, e do të ndodhin më shumë gabime sesi po ndërhyjmë dhe në një tërmet tjetër më të ulët se ky, Durrësi do rrëzohet e do dëmtohet më shumë. Objektet që ne po ndërhyjmë, t’i bëjmë me shpejtësi, pa u mbaruar akoma ekspertiza e mirëfilltë, e vlerësimit të dëmeve dhe e mënyrës sesi duhet të ndërhyjmë, ka procedurë. Nuk bëhet partizançe, artizanalçe, se na kapi shiu e bora, por ngrihen institucione. Institucioni i parë që duhet të kryente aktin e konstatimit ka prodhuar në treg atje, 5 formularë të ndryshëm që unë kam mundur t’i kem. Mund të jenë 20 formularë.

Blendi Fevziu: Kush i lëshon formularët?

Agim Seranaj: Formularët i lëshon kush të dojë deri më sot.

Blendi Fevziu: Të gjithë janë formate specialistësh këto?

Agim Seranaj: Formate që po bëhet akt konstatimi, po mbyllet gjoja faza e parë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?