Indoktrinimi: Luftëtari kosovar i ISIS-it i vendosi jelek me eksploziv djalit 3 vjeçar dhe i dha pushkën

Indoktrinimi: Luftëtari kosovar i ISIS-it i vendosi jelek me eksploziv djalit 3 vjeçar dhe i dha pushkën

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit V.Q., për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës sipas KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri V.Q., më 28.06.2014, së bashku me tani të ndjerin A.U., nga […]

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit V.Q., për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës sipas KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri V.Q., më 28.06.2014, së bashku me tani të ndjerin A.U., nga komuna e Ferizajt, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, ka lëshuar territorin e Kosovës, përmes Hani i Elezit, ku ka shkuar në Maqedoni, dhe pasi kanë marrë udhëzimet për mënyrën e rrugëtimit nga I.A. kanë udhëtuar përmes rrugëve ilegale nëpër Bullgari e Turqi, ku më pas kanë arritur në Siri dhe në pjesën kufitare janë pritur nga pjesëtarët e ISIS-it.

Pas identifikimit dhe regjistrimit në formular, si pjesëtar i kësaj organizate ka vijuar trajnim përkatës ku edhe më pastaj ka punuar si infermier në spitalet ushtarake të ISIS-it, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë i pajisur me uniformë ushtarake, pushkë automatike si dhe me jelek me eksploziv duke propaganduar përmes fotografive dhe incizimeve organizatën terroriste ISIS, e që edhe më 29.12.2017, është arrestuar nga forcat demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 19.04.2019, me ç’ rast edhe është riatdhesuar në Kosovë.

Po ashtu, më 08.09.2017, në zonat e konfliktit në Siri, në shtëpinë ku përkohësisht ka banuar, si pjesëtarë i organizatës terroriste ISIS, ka detyruar fëmijën e tij  U.Q. i moshës rreth 3-vjeçar që të përfshihet në aktivitet ku rrezikohet apo dëmtohet zhvillimi i fëmijës, në atë mënyrë që ia vë jelekun me eksploziv duke i dhënë edhe pushkën automatike në dorë duke i thënë: “Merre kallashin dhe gjuaj bam, bam”, e që të gjitha këto veprime i ka incizuar me video-kamerë.

I pandehuri V.Q. me këto veprime ka kryer veprën penale keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës sipas nenit 250, paragrafi 4 i KPRK-së./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?