Ideja e Mini-Shengenit kishte lindur në vitin 2010

Ideja e Mini-Shengenit kishte lindur në vitin 2010

Iniciativa rajonale e Mini-Shengenit, ku Kosova po refuzon të marrë pjesë, nuk është një iniciativë e re. Në fakt, një iniciativë e tillë ishte propozuar në vitin 2010 në kuadër të mini-samitit të tretë ballkanik të mbajtur në Prevallë të Prizrenit – takim që ishte thirrur nga presidenti i atëhershëm i Kosovës Fatmir Sejdiu. Liderët […]

Në fakt, një iniciativë e tillë ishte propozuar në vitin 2010 në kuadër të mini-samitit të tretë ballkanik të mbajtur në Prevallë të Prizrenit – takim që ishte thirrur nga presidenti i atëhershëm i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Liderët e katër vendeve të rajonit – presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ai i Shqipërisë Bamir Topi, i Malit të Zi Filip Vujanoviq dhe ai i Maqedonisë Gjorge Ivanov – kishin shprehur gatishmërinë e tyre për krijimin e një Mini-Shengeni Ballkanik.

Pas takimit të 26 qershorit të vitit 2010, katër presidentët ishin zotuar për bashkëpunim dhe raporte të mira ndërfqinjësore, shkruan Klan Kosova.

Nikoqiri i takimit, presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, kishte thënë se temë bosht ishte liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në këtë pjesë të Europës duke e ripërsëritur kërkesën e tij për një Mini-Shengen Ballkanik.

“Sot mund të themi se jemi afër realizimit praktik të asaj që e kemi thënë më herët, të një Mini-Shengeni Ballkanik, apo të Europës Juglindore për të demonstruar pjekurinë tonë edhe për proceset integruese për plan më të gjerë”, kishte deklaruar ai.

Klikoni KËTU për t’u informuar më shumë rreth këtij samiti në vitin 2010 ku edhe duket se ka lindur ideja e Mini-Shengenit Ballkanik, që është riaktualizuar sërish.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?