I vetmuar, Albin Kurti pritet t’i nënshtrohet pa kushte LDK-së

I vetmuar, Albin Kurti pritet t’i nënshtrohet pa kushte LDK-së

Kur u shfaq në foltore për ta propozuar Glauk Konjufcën për Kryetar të Kuvendit, Albin Kurti i habiti të gjithë. Isa Mustafa u përgjigj menjëherë, i dha pa asnjë kusht votat e LDK-së për të, dhe po ashtu i habiti të gjithë. Në atë që dukej si një lojë shahu, secili prej tyre mendoi se […]

Kur u shfaq në foltore për ta propozuar Glauk Konjufcën për Kryetar të Kuvendit, Albin Kurti i habiti të gjithë.

Isa Mustafa u përgjigj menjëherë, i dha pa asnjë kusht votat e LDK-së për të, dhe po ashtu i habiti të gjithë.

Në atë që dukej si një lojë shahu, secili prej tyre mendoi se fitoi me shah-mat.

Por, ky triller politik, i zhvilluar të enjten, ka kthyer mbrapshtë përpjekjet e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për ndërtimin e Qeverisë, për çfarë dy partitë ishin zotuar pas zgjedhjeve të 6 tetorit, duke i shndërruar kështu përkohësisht dy liderët në humbës dhe jo në fitues.

Raportet mes dy subjekteve politike qartazi janë lënduar skajshmërisht dhe besimi ka rënë në pikën zero.

Sipas asaj që ka deklaruar Isa Mustafa, të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së kanë rënë tërësisht në ujë.

Në skajin tjetër politik, fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin, në një situatë kur më nuk e ka të sigurt partnerin që do t’ia mundësonte ngjitjen në Zyrën e Kryeministrit, nuk po e çojnë këmbët në Presidencë për ta marrë mandatin.

I vetmuar, ai tashmë ka vetëm një zgjidhje: ta hapë pakon për LDK-në, duke iu nënshtruar pa kushte asaj, në mënyrë që ta mundësojë arritjen e marrëveshjes. Ky duket se do të jetë një nënshtrim i domosdoshëm i dinjitetit.

Burimet thonë se Vetëvendosje është e gatshme të dorëzohet para kërkesave të LDK-së, ndërkohë që në kampin tjetër pazari është rritur.

Megjithatë, kjo mund të mos ia sigurojë atij realizimin e ëndrrës për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës.

Në LDK, thonë burimet, ndjehen të fyer me aktin e së enjtes, kur Albin Kurti njëanshëm hodhi në votimin Glauk Konjufcën për postin e Kryeparlamentarit, gjë që u përjetua si thikë në shpinë për LDK-në dhe që gjithashtu i shkaktoi një plagë të madhe marrëveshjes së mundshme për bashkëqeverisje.

Isa Mustafa, megjithatë, nuk i ka mbyllur të gjitha rrugët.

“Kur të arrihet te ura, mandej vendoset si me e kalu urën… Shohim dhe bëjmë”, ka deklaruar ai, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Aktualisht, nga asnjëra palë nuk flasin nëse do të ketë një takim të ri, për ta provuar mbase edhe një tentim të fundit për marrëveshje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?