I mbijetuari i masakrës së Reçakut: Vuçiqi doli prej Sheshelit, Daçiqi prej Millosheviqit – nuk presim t’i njohin viktimat

I mbijetuari i masakrës së Reçakut: Vuçiqi doli prej Sheshelit, Daçiqi prej Millosheviqit – nuk presim t’i njohin viktimat

Rreth 21 vite më parë, më 15 janar 1999, u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Në fshatin që pak kush ia dinte emrin, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua, trupi i së cilës ende nuk është gjetur. Në fshatin Reçak, i cili […]

Rreth 21 vite më parë, më 15 janar 1999, u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Në fshatin që pak kush ia dinte emrin, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua, trupi i së cilës ende nuk është gjetur.

Në fshatin Reçak, i cili gjendet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, dy dekada më parë, i shpëtoi vdekjes Aziz Beqiri, të cilit iu masakrua nipi dhe gjashtë të afërm të tjerë.

Tre muaj para masakrës së Reçakut, ishte vendosur misioni i OSBE-së, detyra e të cilëve ishte që të siguroheshin që po ndaleshin luftimet mes forcave serbe dhe UÇK-së.

E, shefi i misionit ishte William Walker, një ish-diplomat amerikan.

E këtë masakër presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka quajtur një krim të fabrikuar. Ai ka akuzuar edhe Walkerin për falsifikim të saj.

Sipas Aziz Beqirit, për këtë masakër di e gjithë bota dhe nuk do të ketë mundësi të mohohet nga askush.

“Ky ka dalë prej partisë radikale, Vuçiqi prej Sheshelit, Daçiqi ka qenë i Millosheviqit, nuk kemi çfarë presim ne prej tyre të na njohin viktimat, ose të na kërkojnë falje. Unë e kam një çudi me serbët e Kosovës që po bien pre e politikës të vetë tyre…Ne nuk presim mirë me fol as Daçiqi as Vuçiqi, por ne nuk bën si të thirrin ata në bisedime me shku, pa i qit disa kushte. Le t’i pranon viktimat, le të kërkon falje ndaj viktimave, jo vetëm të Reçakut por të Kosovës”, thotë Beqiri.

Ai ka pasur edhe një mesazh për politikbërësit në Kosovë.

Beqiri po kërkon që të mos shkohet në dialog derisa kjo masakër e me qindra të tjera, po mohohen nga shteti serb.

“Mesazhi im, unë kisha thënë që në dialog mos të shkojnë pa i njohur viktimat e Kosovës, jo vetëm të Reçakut. Edhe me iu kërku falje, tani le të bisedojnë me serbët e Kosovës, ta shohim se çfarë po duan ata, e pastaj edhe për nivel të shtetit, le të shkojnë edhe në Beograd. Mirëpo pa i njohur viktimat mos të shkojnë atje, sepse nuk ju japin ata ‘politanka’, as nuk kanë për ta njohur pavarësinë, pa ju qit kushte bashkësia ndërkombëtare edhe evropiane”, shton Beqiri.

Ndryshe, reagimi i Vuçiqit ka ardhur pasi një gjykatë në Kosovë dënoi me dy vjet burg një ish-ministër serb në Qeverinë e Kosovës, i cili e kishte quajtur masakrën trillim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?