Huqje epike nga ekonomisti i VV-së: Nuk e di as çfarë sistemi politik ka Kosova

Huqje epike nga ekonomisti i VV-së: Nuk e di as çfarë sistemi politik ka Kosova

Hekuran Murati tashmë ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Legjislaturës së VII në Kuvendin e Kosovës, nëse, nuk i teket kryetarit të Vetëvendosjes që ta bëj ministër në Qeverinë e tij që pritet ta formojë me LDK-në. Por, Murati që duket se është edhe adhurues i boksit të peshave […]

Por, Murati që duket se është edhe adhurues i boksit të peshave të rënda, ka bërë një huqje prej një nxënësi simpatik të shkollës fillore.

Duke komentuar ndeshjen e mbrëmshme mes Anthony Joshuas dhe Brian Ruizit, e fituar nga i pari me vendim unanim nga gjyqtarët, ai ka treguar se nuk ia ka idenë për sistemin politik në Kosovë.

Ai është munduar të tallet me kërkesën e LDK-së për marrëveshjen, duke treguar se sa ‘absurde” do të ishte sikur Vetëvendosje si e para të këmbente pozicionin negociues me LDK-në që doli e dyta.

Por, Murati mendon se pozita e parë në zgjedhjet e 6 tetorit nënkupton vetvetiu edhe pozitë fituese, çka nuk përshkruhet në asnjë rast nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kosova ka sistem parlamentar politik, dhe janë deputetët e Kuvendit të Kosovës ata që zgjedhin Qeverinë e Re, Kuvendin dhe autoritetet e tjera relevante.

Partia e parë, në mënyrë që të krijonte e vetme qeverinë [dhe të merrte ‘titujt’ si Joshua], do të duhej që t’i fitonte të paktën 61 deputetë, ndërsa Vetëvendosje i ka vetëm 28, ose katër deputetë më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.

Joshua nuk e ka për detyrim që të bëj marrëveshje në lidhje me titujt e fituar si kampion bote, ndërkohë që Vetëvendosje do të jetë e detyruar që të bëj marrëveshje me njërën prej partive shqiptare dhe me partitë dhe deputetët e pakicave për të formuar qeverinë.

Më poshtë e keni të plotë reagimin e z.Murati për të cilin do të meritonte qortim nga lideri i tij, Albin Kurti:

OK!

Joshua doli i pari me pike, megjithese ky rezultat kaq i ngushte eshte pothuajse i barabarte dhe fituesi eshte relativ.

Nisur nga kjo, nuk eshte e drejte qe i pari te marre gjithcka, kurse i dyti te mbetet pa asgje.

Prandaj, per te balancuar palet, do te duhej qe i pari te merrte titullin dhe brezin, ashtu sic e thashe ne fillim, kurse i dyti te marre parate e meçit.

Nese kjo i duket pak te parit, le t’e zgjedhe parate ndersa titullin t’ia jape te dytit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?