Humbin myslimanët: Pavarësisht 20 të vdekurve, India miraton ligjin anti-islam

Kabineti i qeverisë indiane ka aprovuar regjistrimin e ri të popullsisë pavarësisht javëve me protesta të dhunshme nga komuniteti mysliman që e ka konsideruar këtë regjistrim si anti-mysliman. Autoritetet thonë që Regjistrimi Kombëtar i Popullsisë do të krijojë një listë të të gjithë njerëzve që jetojnë në vend dhe do të ndihmojë në formulimin e […]
Autoritetet thonë që Regjistrimi Kombëtar i Popullsisë do të krijojë një listë të të gjithë njerëzve që jetojnë në vend dhe do të ndihmojë në formulimin e politikave të caktuara.
Sidoqoftë, kritikët thonë që kjo do të jetë një listë në të cilën “qytetarëve të dyshimtë” do t’iu kërkohet ta dëshmojnë se janë indianë.
Më shumë se 20 vetë kanë vdekur në protestat mbi ligjin për nënshtetësinë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Autoritetet e këtij vendi kanë thënë se qëllimi i këtij regjistrimi ishte krijimi i një databaze gjithëpërfshirëse të identitetit për të gjithë “rezidentët e zakonshëm” të vendit.
Një “rezident i zakonshëm” është një person që ka jetuar në një zonë të vendit për të paktën gjashtë muaj ose një person që planifikon të jetojë në një zonë të vendit për të paktën gjashtë muaj apo më shumë. Kjo nënkupton se edhe të huajt që jetojnë në Indi do të përfshihen në regjistrim.
Pjesa kontroverse e ligjit ka të bëj me komunitetin mysliman që përbëhet nga mbi 200 milionë njerëz.
Ligji iu ofron amnisti emigrantëve jo-myslimanë nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani. Qeveria thotë se e ka bërë një gjë të tillë për të mbrojtur minoritetet religjioze nga persekutimi.
Kësisoj, nënshtetësia garantohet në bazë të religjionit por jo nëse këta njerëz i takojnë fesë islame.
Kryeministri Narendra Modi ka mbrojtur legjislacionin në fjalë duke ngulmuar se myslimanët e Indisë “nuk kanë pse të brengosen” për ligjin, edhe pas vdekjes së 20 personave. /Periskopi












