Hoxha kosovar i uron ditëlindjen Jezu Krishtit: “Bekimet qofshin mbi të dhe nënën e tij”

Në vitin 4 para lindjes së Krishtit thuhet të ketë lindur pikërisht Krishti [pra, jo në vitin 1] nga një grua e virgjër me emrin Maria [Mejreme]. Urimi ose jo i krishtlindjeve ka ndarë hoxhallarët kosovarë, me disa që madje deklarojnë se shkojnë në ferr “ata myslimanë që urojnë këtë festë”. Por, s’mund të ishte […]
Urimi ose jo i krishtlindjeve ka ndarë hoxhallarët kosovarë, me disa që madje deklarojnë se shkojnë në ferr “ata myslimanë që urojnë këtë festë”.
Por, s’mund të ishte i tillë aspak z.Drilon Gashi, hoxha i përjashtuar nga Bashkësia Islame e Kosovës [BIK] vetëm pse mendonte ndryshe, përcjell Periskopi.
“Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit apo Isaut – bekimet qofshin mbi të dhe nënën e tij.” – shkruan ai në një status.
Më tej ai shton se emri i Jezusit dhe i nënës së tij, Mejremes ose Marias, përmendet edhe në librin e shenjtë, Kuran.
Ai madje deklaron se “Krishtlindjet duhet të jenë ditë feste e gëzimi edhe për myslimanët”.
Më poshtë e keni statusin e plotë të z.Gashi:
Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit apo Isaut – bekimet qofshin mbi të dhe nënën e tij.
Një kaptinë prej kaptinave të Kuranit mban emrin e Mejremes, dhe Jezusi në Kuran përmendet hiq më pak se 25 vende.
Festimi dhe urimi i kësaj feste -sipas analogjisë- duhet të konsiderohet sikurse mevludi.
Dita në të cilën lindi profeti Isa duhet të jetë ditë feste dhe gëzimi edhe për neve myslimanët.
Për këtë arsyje, i uroj gjithë botës mbarë ardhjen e këtij shpëtimtari, e në veçanti atyre që e duan dhe pasojnë rrugën e tij.
Paqja, mirësitë dhe begatitë e Zotit qofshin mbi ju dhe familjet tuaja çdo mot












