Hoxha i papunë komplekson të kërcënuarit: Publikon 8 kërcënime përnjëherë

Hoxha i papunë komplekson të kërcënuarit: Publikon 8 kërcënime përnjëherë

Ditët e fundit u shënuan me disa kërcënime të bëra ndaj politikanëve të Kosovës, filluar prej Albin Kurtit, kryeministrit të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Kurti u kërcënua nga një anëtar i Nismës Socialdemokrate duke u krahasuar me presidentin amerikan të vrarë, John F. Kennedyn dhe fatin e tij tragjik. Për kërcënime raportuan edhe të […]

Kurti u kërcënua nga një anëtar i Nismës Socialdemokrate duke u krahasuar me presidentin amerikan të vrarë, John F. Kennedyn dhe fatin e tij tragjik.

Për kërcënime raportuan edhe të tjerë, si Haki Abazi i VV-së dhe Lutfi Haziri i LDK-së.

Vite më parë, edhe presidenti aktual që është kryeministër ishte kërcënuar nga aktivisti Rron Gjinovci, i cili kishte deklaruar se “vrasja e tij nuk ishte krim, por akt patriotik”, përkthen Periskopi.

Por, hoxha që u la i papunë nga Bashkësia Islame e Kosovës për shkak të bindjeve të tij, tash e shumë muaj përballet me një gjuhë të tmerrshme urrejtëse e kërcënuese.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1038758929819437&id=100010560199209

Ai së fundi ka publikuar disa fotografi të mesazheve të tmerrshme që ka marrë, duke thënë se “shumica e atyre që shajnë dhe kërcënojnë të tjerët, ngjasojnë në tufën e qenve endacakë, të cilët kur shohin një të panjohur, lehin dhe e sulmojnë.”

Ai ka kërkuar falje për mesazhet e ndyta. Ndërkohë edhe Periskopi vazhdimisht po përballet me kërcënime e sulme mbi artikujt e ndryshëm, disa prej të cilëve madje të përkthyer nga mediat prestigjioze ndërkombëtare e që nuk kanë të bëjnë asgjë me qëndrimet tona redaktorialë.

Ndërsa Policia e Kosovës vazhdon të mbetet mjaft ngurruese për t’u marrë me këto raste. Se kjo polici është selektive u dëshmua edhe me arrestimin e anëtarin e Nismës, edhe pse kërcënimi i tij nuk ishte direkt, ndërkohë që sulmet e panumërta ndaj Periskopit e mediumeve tjera, ose personaliteteve tjera të papërfshira në skenën politike, mbesin krejtësisht të patrajtuara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?