Hoti e Konjufca: As sonte s’ka marrëveshje, shohim ditët në vazhdim

Vetëvendosje dhe LDK as sonte nuk arritën marrëveshje për formimin e Qeverisë së re, ndonëse zhvilluan një takim mbi dy orësh në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton Periskopi. Avdullah Hoti i LDK’së ka thënë se ende nuk kanë arritur tek një konkludim. ‘’E vazhduam aty ku kemi mbet. Nuk jemi pajtuar ende krejt. Nuk […]
Avdullah Hoti i LDK’së ka thënë se ende nuk kanë arritur tek një konkludim.
‘’E vazhduam aty ku kemi mbet. Nuk jemi pajtuar ende krejt. Nuk kemi ardh tek një konkludim dhe jemi pajtuar që duhet të vazhdojmë tutje me takime’’, ka thënë ai.
Ndërsa Glauk Konjufca i VV’së tha se do të shohin në ditët në vazhdim për marrëveshje.
‘’Sonte nuk pati marrëveshje dhe do të shohim në ditët e ardhshme se si do të veprojmë’’, përfundoi ai./PERISKOPI/












