Haziri: LDK ka nevojë të bisedojë edhe më tutje me Vetëvendosjen

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka thënë Radios Evropa e Lirë se do të shfrytëzohet koha para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, për të diskutuar me Vetëvendosjes që të ‘tejkalohet kjo situatë’ dhe të nënshkruhet marrëveshja. “Jemi afër, besoj shumë. Por, palët, si duket, po kanë nevojë edhe më tutje […]

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka thënë Radios Evropa e Lirë se do të shfrytëzohet koha para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, për të diskutuar me Vetëvendosjes që të ‘tejkalohet kjo situatë’ dhe të nënshkruhet marrëveshja.

“Jemi afër, besoj shumë. Por, palët, si duket, po kanë nevojë edhe më tutje që të diskutojnë për zgjedhjen e presidentit, duke u koordinuar në mes nesh, në mes dy partive kryesore që do të ndërtojnë koalicion për ndryshimin në Kosovë. Vullneti i të dy palëve është i mirë, që të gjendet zgjidhja dhe të përfundojnë marrëveshjen”, tha Haziri për REL.

Haziri shpreson që të gjitha elementet e marrëveshjes për koalicion qeverisës, do të sqarohen dhe zgjidhen para datës 26 dhjetor.

“Realisht, do të jetë e panatyrshme që për një pozicion të vonohet arritja e marrëveshjes. LDK-ja ka nevojë të bisedojë edhe më tutje dhe të arsyetojë qëndrimin lidhur me zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Haziri.

Të dy partitë, nuk kanë saktësuar se kur mund të ketë një takim të ardhshëm të liderëve të tyre, me synimin për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?