Haxhiu për deklaratat e Abdixhikut: Nuk merrem me to

Haxhiu për deklaratat e Abdixhikut: Nuk merrem me to

Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës. Zyrtarë të të dyja partive, kanë vazhduar edhe gjatë kësaj jave te hedhin akuza e kundër akuza ndaj njëra-tjetrës. Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbrëmë ka thënë se VV ka bërë gabim duke publikuar ‘substancën e bisedimeve të deritashme’. Abdixhiku poashtu ka thënë […]

“Është shkelur një lloj marrëveshje që substance e diskutimit të mos bëhet publike, derisa palet janë duke zhvilluar diskutimet në vazhdimësi, ku disa nga zyrtarët e VV’së kane dalur publikisht me deklarata dhe kanë publikuar substanca të diskutimit , ku kjo nuk është një gjë e mire, dhe e ule nivelin e mirëbesimit”, tha mbrëmë Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku poashtu ka hedhur akuza ndaj VV-së, duke thënë se ‘është faji i tyre pse ende s’ka marrëveshje për koalicion”

‘’Sa për LDK’, dje do të arrihej marrëveshja, pardje. Unë jam optimist që do të arrihet marrvëeshja. Kështu kanë vendos qytetarët, që ne të qeverisim. Faji është tek të parët sepse atij i takon t’i afrojë palët tjera dhe të sigurojë votat.”, ka thënë Abdixhiku, shkruan Periskopi.

Periskopi ka kontaktuar Albulena Haxhiun nga radhët e VV’së për të pyetur rreth kësaj deklarate. Mirëpo Haxhiu, ka thënë shkurt se ‘nuk dëshiron të merret me këtë deklaratë’.

“As nuk e kam parë, dhe as nuk do të merrem me deklarata të tilla”, tha ajo për Periskopin.

Ndryshe, përkundër se kryetari i Vetëvendosjes ka thënë se marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së do të arrihet dhe se ‘asgjë nuk do ta pengojë këtë marrëveshje’, dje deputetja  e VV-së Albulena Haxhiu, në një intervistë dhënë K.Pressit, ka thënë se nëse LDK këmbëngulë në postin e Presidentit, mund të shkojmë në zgjedhje.

“Nuk kemi hyrë në garë për çështjen e presidentit prandaj na duket komplet e pakuptueshme kërkesat e tilla, megjithatë unë po them që para vetes kemi dy alternativa si Lëvizje Vetëvendosje. Natyrisht e para është që të kemi koalicionin qeverisës ku nuk përfshihet çështja e presidentit, madje refuzoj të përfshihemi me emra të përveçëm në këtë çështje sepse vet figura e presidentit përfaqëson njëfarë uniteti.. Dhe e dyta pa dyshim që janë zgjedhjet sepse Vetëvendosje nuk bën koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik. Por ta keni të qartë se kërkesa e LDK-së kërkesën për president nuk e ka të mbështetur as nga populli…Ne si Vetëvendosje për shkak të problemeve që i ka shteti i Kosovës nuk jemi të interesuar për zgjedhje, nëse ka barrikadime të tilla do gjendemi para situatave të tilla”, ka thënë dje Haxhiu./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?