Haxhiu pas mbledhjes së VV-së: Nuk besoj që sot takohemi me LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbledhur në një takim grupin parlamentar. Pas takimit që ka zgjatur rreth një orë askush nuk ka dhënë sqarime se për çka është biseduar. Por deputetja e kësaj partie Albulena Haxhiu tha se për mbledhjen do të njoftojnë nëpërmes një komunikate për media lidhur me se çka është biseduar. E pyetur […]
Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbledhur në një takim grupin parlamentar.
Pas takimit që ka zgjatur rreth një orë askush nuk ka dhënë sqarime se për çka është biseduar. Por deputetja e kësaj partie Albulena Haxhiu tha se për mbledhjen do të njoftojnë nëpërmes një komunikate për media lidhur me se çka është biseduar.
E pyetur nëse sot do të ketë ndonjë takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haxhiu nuk beson se një takim i tillë do të ndodhë.
Ndryshe VV ka dal e para në zgjehdjet e 6 tetorit, ndërsa ende nuk kanë arritur një pajtueshmëri me LDK-në për formimin e koalicionit qeveritar.
LDK insiston edhe në pozitën e presidentit gjë që po refuzohet nga Vetëvendosje.
Nesër për orën 15:00 është caktuar seanca konstituive ku pikë e rendit të ditës përveq betimit të deputetëve do të jetë edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.
Sipas Kushtetutës partisë fituese i takon që ta propozojë emrin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.












