Haxhiu e VV-së për televizionin shqiptar: Zgjedhje të reja nëse LDK nuk heqë dorë

Gruaja më e votuar e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Albulena Haxhiu, ka bërë një intervistë për televizionin shqiptar ABC News në të cilën ka shprehur qëndrimet e partisë së saj për dialogun me LDK-në. Më poshtë keni intervistën e saj për këtë televizion ku ajo shprehet e qartë se nëse LDK-ja vazhdon të ngulmojë në […]
Më poshtë keni intervistën e saj për këtë televizion ku ajo shprehet e qartë se nëse LDK-ja vazhdon të ngulmojë në kërkesën për të marrë presidentin atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
A do të bëhet marrëveshja me LDK?
Haxhiu: Nga momenti kur kanë përfunduar zgjedhjet në Republikën e Kosovës Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar qasjen se si bëhen koalicionet. Tashmë kemi instaluar një mendësi tjetër. Menjëherë kemi kontaktuar partnerin tonë, LDK, që synojmë ta kemi në qeverisje. Kemi pasur një sërë takimesh duke harmonizuar programin qeverisës. Takimet janë përcjellë me frymë optimiste. Kosova ka shumë probleme të cilat nuk na ka lejuar të ndalemi shumë te ideologjitë.
Më tej Haxhiu thekson se janë bërë ndarjet në ministri.“Kemi përmbyllur çështjet programore dhe kemi bërë ndarjen në 12 ministri nga 21 që ishin, për shkak se ka pasur një tendencë për abuzime. 5 ministri do të drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe 2 do të rezervohen për përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kosovë”, tha Albulena Haxhiu.
Gjithashtu ajo shprehet se është hapur çështja e presidentit duke theksuar se nuk ka si qëllim të merren më këtë çështje.
“Qëndrimi jonë është të mos flasim për çështjen e Presidentit. Kjo kërkesë nuk ka mbështetje nga qytetarët dhe nëse nuk tërhiqen nga kjo kërkesë, e vetmja alternativë mbeten zgjedhjet”, tha Haxhia.Gjithashtu ajo theksoi se LDK duhet të këtë vullnetin për të bërë një koalicion me Vetëvendosjen dhe nëse nuk do të ndodhë alternativa mbeten zgjedhjet.
“Vullnetin që ka Vetëvendosje për të bërë koalicion duhet ta ketë edhe LDK. Koalicioni duhet të niset me mirëbesim ndërmjet të dyja palëve. Ne do të angazhohemi që ta jetësojmë vullnetin e qytetarëve, por nuk përjashtojmë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës. Duhet të shohim dhe alternativat që janë për të bërë koalicionin, u shpreh deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. /abcnews.al*Në video intervista e plotë e deputetes së LVV, e cila ka folur jo vetem për negociatat, por dhe për mini-Shengenin Ballkanik.












