Haxhi Hoti del sot para gjykatës për kërcënimin ndaj Albin Kurtit

Haxhi Hoti del sot para gjykatës për kërcënimin ndaj Albin Kurtit

Kandidati për deputet nga radhët e partisë Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti, është arrestuar mëngjesin e së dielës.  Arsyeja e arrestimit të tij kishte qenë një postim në rrjetin social Facrbook, përmes së cilit Hoti e ka kërcënuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Hoti është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq sot do të […]

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President. Albin Kur është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtet të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kur ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, ishte statusi i Hotit në Facebook i cili çoi deri në arrestimin e tij.

E për këtë shkrim, Hoti është ndaluar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për 48 orë.

Prokurori kujdestar ka kërkuar që ndaj Hotit të shqiptohet masa e paraburgimit, e këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zyrtarja për Informim e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Pas vendosjes së masës së mbajtjes për 48 orë, prokurori kujdestar ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin H.H.”, ka thënë Ulaj.

Ndërkaq seanca për shqyrtimin e kërkesës së prokurorit do të bëhet sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Këtë e ka thënë për Express zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

“Sot do të mbahet seanca, nga ora 13:30”, ka thënë Gashi.

E Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të së dielësh kishte dhënë detaje për rastin, të cilin e ka cilësuar si “shtytje në vrasje”.

“Prishtinë (NN:) 28.12.2019-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar përmes rrjetit social Facebook kishte  publikuar një shkrim i cili është trajtuar si më lartë. Lidhur me rastin njësiti policor e ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk është hasur, të njëjtit i është lënë ftesë për paraqitje të menjëhershme në polici. Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar dy persona, në koordinim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime për rastin. I dyshuari pas paraqitjes në polici, është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”. Thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq lidhur me postimin e Hotit ka reaguar edhe vetë Kurti.

Kërcënimi i Hotit sipas Kurtit “nuk është ndonjë gjë e madhe”. Ai ka preferuar që vlerësimin e këtij kërcënimi t’ua lë organeve të drejtësisë.

Por Kurti të dielën pati një kërkesë për hetuesinë kosovare. Ai kërkoi që Hoti të lirohet dhe festën e fund vitit ta presë pranë familjes së tij.

“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Osëald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal kundër Hotit në polici.

Kandidati për deputet i Nismës ka kërkuar falje për postimin të cilin më pas e ka fshirëë, duke u arsyetuar se gjithçka ka qenë një gabim teknik.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?