Haradinaj sërish e quan mashtrues Kurtin, thotë se nuk do të krijojë qeveri

Haradinaj sërish e quan mashtrues Kurtin, thotë se nuk do të krijojë qeveri

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke e quajtur sërish Albin Kurtin mashtrues, ka deklaruar se ai çdoherë ka bërë politikë punuar për të qenë vet kauza dhe nuk e ka qëllimin t’i krijojë institucionet. Haradinaj i bëri këto komente në Kuvendin e Punës të AAK-së, ku pikë […]

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke e quajtur sërish Albin Kurtin mashtrues, ka deklaruar se ai çdoherë ka bërë politikë punuar për të qenë vet kauza dhe nuk e ka qëllimin t’i krijojë institucionet.

Haradinaj i bëri këto komente në Kuvendin e Punës të AAK-së, ku pikë e rendit të ditës janë orientimet strategjike dhe objektivat e partisë, shkuarja në zgjedhje të brendshme dhe ndryshimi i statutit.

 

 

Sipas tij, Kurti do të vazhdoi me mbledh rreth vetës njerëz për një kauzë që nuk është përmirësimi i gjendjes në shëndetësi, arsim apo krijim të vendeve të punës. Kjo sipas Haradinajt, shihet shumë qartë nga qasja e tij për të krijuar institucionet.

Ai sërish e ka quajtur sërish Albin Kurtin mashtrues.

“Koncepti që ai po e përfaqëson në politikë është mashtrim. Ai ka shkuar në formën popullsitë të mbledhjes së votave, ai ka shkuar në formën e kompromitimit dhe dëmtimit të asaj që është krijuar. Ai ka shkuar në mbledhjen e një besimi duke ia bërë punën e vështirë atyre që punojnë por nuk e ka bërë asnjëherë këtë me logjikën që nesër me ndërruar gjendjen. Ai gjithë kohën ka bërë politikë me qenë kauzë vet, me mbet kauzë ai nuk e ka qëllimin t’i krijojë institucionet, pra nuk ka me krijuar qeveri Albin Kurti, ai ka me vazhduar me mbet në kauzë, me vazhduar me mbledh rreth vetës njerëz për një kauzë por nuk është përmirësimi i gjendjes në shëndetësi, arsim apo krijim të vendeve të punës. Kjo shihet shumë qartë nga qasja e tij për të krijuar institucionet, me krijuar qeverinë”, tha Haradinaj, duke ia përmendur VV-së, vitin 2017 ku pyetnin ku janë numrat.

Sipas tij, më së mirë për Kosovën do të ishte me dështuar Kurti dhe mos me krijuar Qeverinë.

“Ku janë Vetëvendosje sot, a i kanë numrat, ose pse i kanë ata numra, pse i kanë kërkuar ato vota, çka kërkojnë të bëjnë me to. Qe gjatë muaj ditë kam dhënë dorëheqje, vendi ish deshtë me pas qeveri, vendi ish deshtë me ndodh zhvillimi e punësimi e me ecë përpara. Çka po ndodhë në Kosovë sot, një telenovelë në mes Kurtit dhe të tjerëve që janë pengë e tij….Çka është më mirë për Kosovën, me dështuar Kurti dhe mos me krijuar Qeverinë. Me dështuar i dyti, me shkuar te i treti, me respektuar rezultatin zgjedhor dhe me pas qeveri pa këtë të parin apo me shkuar në zgjedhje”, tha ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe kryeministër në detyrë ka hedhur akuza nga partnerët koalicionit PAN, ku siç tha ai ata gjatë bashkëqeverisjes kanë menduar vetëm për vete, por jo edhe për Kosovën.

“Partnerët e koalicionit qeverisës gjithmonë në fokusim kanë pasur forcimin e vetës, kalimin pa pasoja të etapave edhe krijimin e partneritetit potencial në dëm për Kosovën. Këto janë të vërteta, dhe kjo është arsyeja pse në këto zgjedhje kemi shkuar ndaras, dhe nuk synojmë kthimin në PAN. Kthimi në PAN nuk është formulë për AAK-në, për shkak se përvoja në bashkëqeverisje, në kohën kur unë jam përballur në raste të caktuara me palë të ndryshme për të mbrojtur interesin e Kosovës, kolegët e mi, bashkëpunëtorët, tek të cilët është dashur të llogaris në ta, ata kanë mbrojtur vetëm interesin personal dhe partive të tyre politike… Tash së fundmi e vëreni me kritikat për shpenzimin e rezervës ose me kritikat për shpenzimin e buxhetit. Ministri i Financave që është njeri përgjegjës që ka marrë rrogë gjatë gjithë qeverisjes së financave e shihni si është fshehur, nuk del asnjëherë që të jap një shpjegim… nuk i shpenzon kryeministri paret, paret i shpenzon ministri i financave”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se AAK është ndoshta e vetmja parti në shërbim të ruajtjes, mbrojtjes dhe forcimit të Kosovës së pavarur.

“Zakonisht në etapa të ndryshme kohore, forcat politike të Kosovës të gjitha kanë ndihmuar që Kosova të ecë në rrugën e vet, drejt pavarësisë, të mbetet e pandarë, të ketë sovranitetin, integritetin territorial dhe kufijtë e me radhë. Mirëpo, ka plot momente kur forcat politike janë fokusuar vetëm për vetveten, përfshirë udhëheqësit politik. Ndoshta AAK është e vetmja parti në Kosovë që për më shumë kohë gjithë potencialin e vet e ka vënë në shërbim të ruajtjes, mbrojtjes dhe forcimit të Kosovës së pavarur, ashtu siç kemi rënë dakord me 17 shkurt 2008, dhe ashtu siç na kanë njohur miq e aleatë”, tha Haradinaj.

Gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet, Haradinaj tha se partitë tjera i kanë shërbyer vetës dhe rritjes së votës. Nga aty Haradinaj u zotua se gjatë mandatit të kaluar është detyruar të mbroj interesin, derisa të tjerët sipas tij kanë punuar vetëm për interesat e partisë, e pikërisht për këtë ai tha se në këto zgjedhje kanë kandiduar si parti të vetme.

Sipas tij, partnerët e koalicionit PAN kanë punuar në mënyrë të orkestruar.

Përndryshe, në kuvendin i jashtëzakonshëm të punës së AAK-së, po marrin pjesë 490 delegatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?