Haradinaj për Ligjin e Pagave: E kam një drojë se është e qëllimshme kjo zhagitje

Në ditën e diel, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj thirri një konferencë për media. Arsyeja e kësaj konference, sipas kreut të ekzekutivit, është çështja e të zhvendosurve shqiptarë në Kosovë, pas tërmetit tragjik në Shqipëri. Ndër të tjerash, Haradinaj u pyet edhe për çështjen e Ligjit për Paga, të cilin Avokati i Popullit e ka […]
Arsyeja e kësaj konference, sipas kreut të ekzekutivit, është çështja e të zhvendosurve shqiptarë në Kosovë, pas tërmetit tragjik në Shqipëri.
Ndër të tjerash, Haradinaj u pyet edhe për çështjen e Ligjit për Paga, të cilin Avokati i Popullit e ka dërguar në Kushtetuese.
Haradinaj, thotë se i ka dyshimet e veta se kjo zhurmë po bëhet më qëllim.
“E kam një dyshim se po bëhet me qëllim skenari i ligjeve të tjera, unë e kam një drojë se është e qëllimshme kjo zhagitje, nëse ky ligj ka një të metë, ai mund të amandamentohet dhe nuk e kuptoj se pse s’bën ky ligj me fillu, por që të vonohet zbatimi i ligjit, është i pakuptueshëm prej anës time”.












