Haradinaj paralajmëron VV-në e LDK-në: Taksa dhe autostrada e Dukagjinit – të paprekura

Haradinaj paralajmëron VV-në e LDK-në: Taksa dhe autostrada e Dukagjinit – të paprekura

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka porositur Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, që të mbajnë në fuqi vendimin për taksën 100 për qind ndaj prodhimeve serbe dhe autostradën e Dukagjinit ashtu siç ka vendosur ai. Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se pas deklaratave të zyrtarëve shtetërorë serbë për mohimin […]

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka porositur Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, që të mbajnë në fuqi vendimin për taksën 100 për qind ndaj prodhimeve serbe dhe autostradën e Dukagjinit ashtu siç ka vendosur ai.

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se pas deklaratave të zyrtarëve shtetërorë serbë për mohimin e gjenocidit në Kosovë, heqja e taksës nuk duhet të ndodh në asnjë rrethanë.

Ai ka thënë se një vendim për heqjen e taksës do të thotë vetëvrasje politike.

“Për taksën ka ndryshuar gjendja. VV dhe LDK do ta kenë edhe më zor me heq, pas mohimit të krimeve serbe nga ana e Vuçiqit, nga Gjuriqi, Vulini, Daçiqi. Nuk e kuptoj se si mundet LDK-ja dhe VV-ja me heq taksën dhe me rikthye pushtimin ekonomik të Serbisë në Kosovë. Të cilës Serbi? Ajo që të ka vrarë dhe tash e mohon edhe krimin. Po të vret për së dyti. I bëj apel LDK-së dhe VV-së që mos të gabojnë me heq taksën, se bëjnë gabim të madh dhe tragjik dhe politik. Sepse tani do të mbesin duar thatë se nuk kanë çka të japin më në këmbim të njohjes dhe do të na kushton shtrenjtë”, ka thënë ai.

Një vendim tjetër që Haradinaj e konsideron të paprekshëm është edhe ai për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, për të cilën VV-ja dhe LDK-ja janë shprehur kundër dhe të cilat kanë deklaruar se me të hyrë në qeveri do të ridestinojnë buxhetin e paraparë për këtë projekt.

Haradinaj pretendon se kjo autostradë nuk është vetëm e Dukagjinit, por e të gjithë Kosovës dhe se është në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Edhe sa i përket autostradës së Dukagjinit. Unë i kuptoj dëshirat e tyre për të pasur mendime ndryshe. Unë jam për të bërë investime në çdo sektor ekonomikë. Nuk ka sektorë të ekonomisë, që zhvillohet pa infrastrukturë sepse është arteria e vet ekonomisë. Nuk është çudi se krejt bota investon në infrastrukturë edhe pse është e shtrenjtë. Jam edhe unë dakord që mos me u vjedh në autostradën e Dukagjinit dhe mos me u bë keqpërdorime, e dallavere dhe këtu i lus të gjithë që nëse din që ka diçka parregullsi të raportojnë në prokurori, polici e medie. Por me dal kundër autostradës, sepse je ka del kundër popullit tënd, kundër nevojës për zhvillim”, ka thënë ai.

Haradinaj ka porosit dy partitë që po pretendojnë të udhëheqin me qeverinë që mos të pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

“Duhet t’i zgjerojmë edhe rrugët e vjetra ekzistuese, por nëse e merr në përgjithësi rajonin e Dukagjinit ka nevojë për autostradë që është e gjithë Kosovës dhe jo vetëm e Dukagjinit. Është e nevojshme dhe besoj shumë që me marrjen e përgjegjësisë do të ndryshon edhe retorika zgjedhore, sepse nuk kanë pse ta pengojnë zhvillimin e vetvetes”, ka thënë Haradinaj.

E një vendim tjetër me rëndësi të madhe për vendin që u mor në qeverinë Haradinaj është edhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj edhe më tutje beson se kufiri me Malin e Zi do të jetë në Qafë të Çakorrit dhe në Qafë të Kullës.

Për këtë thotë se ka biseduar me presidentin dhe kryeministrin malazez, por edhe me kandidatin për kryeministër Albin Kurti.

“Kufiri me Malin e Zi le ta din të gjithë se është në Qafë të Çakorrit dhe në Qafë të Kullës dhe nuk është tjetër kund. Ne nuk po ngutemi të acarojmë marrëdhëniet me Malin e Zi sepse është një vend aleatë, por sigurt se kufiri nuk është tjetër kund. Unë kam biseduar për këtë temë edhe me zotri Kurtin, por edhe me presidentin Gjukanoviq, me kryeministrin Dushko Markoviç. Nuk është se ne po korrigjojmë kufi, por ne po e shënojmë kufirin drejt në Qafë të Çakorrit dhe Kullës dhe ende nuk ka vendosje të gurëve në kufi në koordinim të dy shteteve. Aktualisht si është sot vija kufitare nuk është vija përfundimtare. Ajo vi përfundimtare vendoset kur të dyja komisionet dakordohen për gurët ku janë”, ka thënë ai.

.Lëvizja Vetëvendosje por edhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar që do të rishikojnë disa nga vendimet e Haradinajt përfshirë taksën, autostradën e Dukagjinit, por edhe vendime të tjera të ndërmarra gjatë mandatit dyvjeçar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?