Haradinaj mbërrin në Kuvend, thotë se përgjegjësia për formimin e institucioneve bie mbi Kurtin

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, sapo ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë seancën konstituive të Kuvendit. Haradinaj tha se përgjegjësia për formimin e institucioneve bie mbi fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. “Ajo është pjesë tjetër. Duhet t’i pyesni ata. Vetëm ai që I ka fituar zgjedhjet, përgjegjësia bie mbi të. Duhet […]
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, sapo ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë seancën konstituive të Kuvendit.
Haradinaj tha se përgjegjësia për formimin e institucioneve bie mbi fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ajo është pjesë tjetër. Duhet t’i pyesni ata. Vetëm ai që I ka fituar zgjedhjet, përgjegjësia bie mbi të. Duhet të konsitutohet Kuvendi, tash e tutje vonesat bien mbi zotin Kurti. Tash e tutje koha është mbi Vetëvendosjen”, tha Haradinaj.
Ai ritheksoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe se sot po shoqëron deputetët e partisë së tij. /Periskopi/












