Haradinaj: Kurti është mashtrues, e nxori partnerin para aktit të kryer

Haradinaj: Kurti është mashtrues, e nxori partnerin para aktit të kryer

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se nëse propozimi dhe për kryetar të Kuvendit dje nga Lëvizja Vetëvendosje është bërë pa marrëveshje paraprake me Lidhjen Demokratike të Kosovës, tregon për mashtrim nga ana e Albin Kurtit. Sipas Haradinajt, nuk duhet të vendoset partneri para aktit të kryer dhe pastaj t’i kërkohet mbështetje. Haradinaj, […]

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se nëse propozimi dhe për kryetar të Kuvendit dje nga Lëvizja Vetëvendosje është bërë pa marrëveshje paraprake me Lidhjen Demokratike të Kosovës, tregon për mashtrim nga ana e Albin Kurtit.

Sipas Haradinajt, nuk duhet të vendoset partneri para aktit të kryer dhe pastaj t’i kërkohet mbështetje.

Haradinaj, i cili deri në krijim të institucioneve të reja qëndron në krye të ekzekutivit, thotë se nuk bën të zvarritet vendi, duke parë si mundësi edhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, u betuan dje në këtë institucion, i cili pastaj zgjodhi edhe kryetarin dhe nënkryetarët, duke përfunduar kështu me sukses konstituimin e Kuvendit.

Këtë, kryeministri Haradinaj po e konsideron lajm të mirë për vendin, pasi siç thotë i hap rrugë formimit të Qeverisë së re.

Por, sipas tij, veprimet e partnerëve duhet të bëhen me marrëveshje, dhe jo duke mashtruar.

“Nuk është në rregull njëri partner me marrë veprim si i vetëm, me nxjerr tjetrin para aktit të kryem, e pastaj t’i kërkojë mbështetjen. Pra kjo është një marrëveshje e vullnetit, dhe nuk bëhet me zor, nuk mundesh me diktat me ja bë askujt. Unë prej fillimit kam shpreh habi në qasjen e zotit Kurti, në një lloj qasje që është më shumë diktat, ose kushtëzim ndaj partnerëve potencialë, duhet të bëhet kujdes, të trajtohen me respekt partnerët dhe me arrit një marrëveshje të besueshme për të gjithë. Kuptohet besimi është diçka që ndërtohet, unë vet nuk kam shpreh besim në zotin Kurti se kam thënë se ai është mashtrues, dhe kam thënë që do të dalë zhgënjim për qytetarët e vendit, për këtë nuk është se i gëzohem sepse qytetarët meritojnë suksesin dhe vendi meriton suksesin, unë nuk e kam pas një besim të tillë në zotin Kurti, tani nëse kjo që ka ndodhur dje pra është punë pa marrëveshje, flet për mashtrimin që e kam folur dikur”, thotë Haradinaj.

Tani, Haradinaj thotë se është vështirë të paragjykohet si do të rrjedhë procesi, veçse thotë se tani mundësitë reale janë edhe për zgjedhje të tjera të reja, nëse nuk arrihet krijimi i institucioneve.

Sipas Haradinajt, vendi nuk mund të qëndrojë në këtë gjendje pa epilog për një kohë të gjatë.

Derisa, konstituimin e Kuvendit e quan sukses për vendin, Haradinaj shton se nëse është bërë pa marrëveshje paraprake është veprim i gabuar meqë i pamundëson hapat e tjerë rreth krijimit të qeverisë.

Ai thotë se nëse partnerët duan të krijojnë institucionet atëherë duhet të ketë pajtim mes tyre, dhe nëse njëri merr veprim si i vetëm atëherë e pamundëson vazhdimin e punës së përbashkët.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi dje Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit, i cili mori edhe votat e LDK-së, kryetari i së cilës disa orë më parë deklaroi se nëse VV nuk është gati për marrëveshje, atëherë do t’ia votojnë asaj kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë pa asnjë kusht dhe në atë formë LDK tërhiqet nga përgjegjësitë duke qëndruar parti opozitare./

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?