Haradinaj flet për takimin Sveçla, Abrashi, Gjini – Gjuriq

Haradinaj flet për takimin Sveçla, Abrashi, Gjini – Gjuriq

Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj gjatë një konference për media ka folur edhe për çështjet aktuale politike në vend. Takimi më i përfolur i momentin, Sveçla, Abrashi, Gjini – Gjuriq, nuk kishte si të mos bëhej pjesë e pyetjeve nga gazetarët për kryeministrin Haradinaj. Mirëpo kryeministri në largim tha se nuk ka koment […]

Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj gjatë një konference për media ka folur edhe për çështjet aktuale politike në vend.

Takimi më i përfolur i momentin, Sveçla, Abrashi, Gjini – Gjuriq, nuk kishte si të mos bëhej pjesë e pyetjeve nga gazetarët për kryeministrin Haradinaj.

Mirëpo kryeministri në largim tha se nuk ka koment lidhur me këtë takim.

Kujtojmë, se anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini janë fotografuar gjatë një takimi me zyrtarin e qeverisë serbe, në mbrëmjen e së shtunës.

Sveçla ka thënë se ai është pjesëmarrës në një konferencë për bashkëpunim rajonal, organizuar nga ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

Ndërsa, Abrashi ka thënë se ai atje ka qenë në një takim që është organizuar nga CIG.

“Takim rajonal, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, organizuar nga CIG”, tha Abrashi.

Ndryshe, Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ishte arrestuar më 26 mars 2018, në Mitrovicën Veriore nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës. Ky veprimi erdhi pasi i njëjti kishte hyrë ilegalisht në territorin kosovar.

Gjithashtu, gjatë së premtes së kësaj jave drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka dalë në mbrojtje presidentit serb, Vuçiq, i cili dha një deklaratë skandaloze.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, deklaroi se, masakra e Reçakut është një fabrikim, pas vendimit që Gjykata Themelore në Prishtinë, mori vendim që ta dënoj me dy vite burgim ish-ministrin e MAPL-së, Ivan Todosijeviq, i cili është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?