Haradinaj arsyeton rënien e rezervës shtetërore në zero: Shpenzoi 6 milionë euro

Rezervat e shtetit kanë rënë në zero. Fondi që parashihet të përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme është zbrazur tërësisht, në mbledhjen e fundit të qeverisë në detyrë. Por harxhimet që janë më shumë se 6 milionë, po i arsyeton shefi i ekzekutivit në largim, Ramush Haradinaj. Këto arsyetime nuk po i pranojnë ekonomistët e […]
Fondi që parashihet të përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme është zbrazur tërësisht, në mbledhjen e fundit të qeverisë në detyrë.
Por harxhimet që janë më shumë se 6 milionë, po i arsyeton shefi i ekzekutivit në largim, Ramush Haradinaj.
Këto arsyetime nuk po i pranojnë ekonomistët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti që pritet të udhëheqë në mandatin e ardhshëm.
Ndërsa Safet Gërxhaliu, njohës i ekonomisë, thotë se ndarjet e parave nga ky fond kanë qenë skandaloze, përveç rastit kur u ndihmua Shqipëria pas tërmeteve.












