Grabitje me maska, viktimës i marrin paratë dhe telefonin

Mbrëmë rreth orës 20:30 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, policia ka raportuar për një grabitje. Në raportin e policisë thuhet se viktima mashkull ka raportuar se 3 persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcenim të armës i kanë marrë një telefon Samsung si dhe 70 euro para të gatshme. Të dyshuarit janë larguar në këmbë në […]
Mbrëmë rreth orës 20:30 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, policia ka raportuar për një grabitje.
Në raportin e policisë thuhet se viktima mashkull ka raportuar se 3 persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcenim të armës i kanë marrë një telefon Samsung si dhe 70 euro para të gatshme.
Të dyshuarit janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.












