Glauk Konjufca flet si kryetar i Kuvendit të Kosovës

Glauk Konjufca ka thënë disa fjalë pas zgjedhjes si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Konjufca ka falënderuar të gjithë deputetët për themelimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, Ai, ndër tjera garantoi se do t’i kryejnë detyrat sipas ligjeve të Kosovës. ”Të dashur e shumë të nderuar deputet, Ne qysh në fillim duam […]
Glauk Konjufca ka thënë disa fjalë pas zgjedhjes si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Konjufca ka falënderuar të gjithë deputetët për themelimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, Ai, ndër tjera garantoi se do t’i kryejnë detyrat sipas ligjeve të Kosovës.
”Të dashur e shumë të nderuar deputet, Ne qysh në fillim duam të ju falënderojmë që e themeluat legjislaturën e 7-të të Kuvendit. Ju faleminderit që na besuat këtë detyrë, Ju garantojmë që do t’i kryejmë detyrat sipas ligjeve të Kosovës dhe Kushtetutës sonë që është në fuqi dhe me nder. I falënderoj edhe korin diplomatik ambasadorin e pranishëm dhe të gjithë musafirët që na kanë nderuar në këtë seancë konstituive.
I bashkangjitem urimit të juaj për ata që janë më të rëndësishmit, qytetarët e Republikës së Kosovës sepse pa besimin e tyre nuk do të ishim në këto ulëse dhe i falenderoj ata që na kanë dhënë këtë mundësi për t’ I kryer detyrat që i kemi marrë”, tha Konjufca./PERISKOPI/












