Gjykata urdhëron gruan e kthyer nga Siria ta heq burkën gjatë seancës

Gjykata urdhëron gruan e kthyer nga Siria ta heq burkën gjatë seancës

E akuzuara për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist, Florinda Zymeri, është deklaruar e pafajshme, në seancën fillestare të mbajtur të premten në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ajo po akuzohet se në gusht të vitit 2014 me dëshirë të plotë, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka udhëtuar për […]

Ajo po akuzohet se në gusht të vitit 2014 me dëshirë të plotë, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë, me qëllim që pastaj të udhëtonte drejt Irakut dhe Sirisë, për t’u bashkuar me organizatën terroriste “ISIS”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Habibe Salihi, e akuzuara ka mohuar në tërësi fajësinë për veprën që i ngarkohej.

“Nuk e ndi veten fajtore. Jam e pafajshme”, ka thënë ajo.

Pas deklarimit të të akuzuarës lidhur me fajësinë, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Selimaj ka njoftuar atë se brenda 30 ditësh mund të bëjë kundërshtimin e provave dhe të paraqes kërkesë për hedhje të aktakuzës.

Për kundërshtimet eventuale që mund të ushtrohen, gjykatësja Selimaj tha se do të merr vendim të veçantë jashtë seancës gjyqësore.

Gjykatësja Selimaj, ka njoftuar palët se për seancën e radhës ata do të ftohen me ftesa të rregullta, pasi aktakuza të merr formën e prerë.

Me rastin e identifikimit të personalitetit të të akuzuarës, gjykatësja Selimaj, ka kërkuar që e njëjta ta largojë përkohësisht mbulesën e fytyrës dhe e akuzuara ka vepruar sipas urdhrit të gjykatës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 19 nëntor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Florinda Zymeri, për shkak të veprës penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së ngritur nga PSRK-ja, ajo akuzohet se më 23 gusht 2014, me dëshirë të plotë, me vetëdije përmes aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka lëshuar vendbanimin e saj të përhershëm në Republikën e Kosovës, për të vazhduar fluturimin për në qytetin e Stambollit të Republikës së Turqisë.

PSRK-ja pretendon se këto veprime janë ndërmarrë nga e akuzuara, me qëllim që përmes territorit të Republikës së Turqisë ajo të udhëtojë në Irak dhe Siri, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste “ISIS”, e cila ishte duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune nga maltretimet e gjerë te vrasjet në këto shtete, organizatë kjo e shpallur terroriste nga OKB-ja.

Ndryshe, e akuzuara bënë pjesë në grupin e grave të riatdhesuara nga Siria, më 24 prill të këtij viti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?