Gjuriq nuk ndalet: E quan UÇK-në terroriste

Gjuriq nuk ndalet: E quan UÇK-në terroriste

Sot, Ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar se kanë mbledhur materiale të cilat dëshmojnë krimet e Serbisë në luftën e fundit në Kosovë. E këtë, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq e ka quajtur frikë të Kosovës dhe paniku se ish-komandantët mund të dënohen. “Kjo tregon panikun dhe frikën se ish-komandantët […]

Sot, Ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar se kanë mbledhur materiale të cilat dëshmojnë krimet e Serbisë në luftën e fundit në Kosovë.

E këtë, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq e ka quajtur frikë të Kosovës dhe paniku se ish-komandantët mund të dënohen.

“Kjo tregon panikun dhe frikën se ish-komandantët terroristë të UÇK-së mund të takohen me ndëshkimin e merituar”, shkruan lajmi.net.

Gjuriq, i cili të shtunën është takuar me Xhelal Sveqlën e Vetëvendosjes, Arban Abrashin e Ardian Gjinin nga LDK e AAK nuk ka kursyer gjuhë për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Ai është shprehur se Kosova ka qëllime të rrezikshme, sipas tij do të fillojë një seri hetimesh kriminale kundër serbëve. Ai madje është shprehur se do të dënohen serbët të cilët kanë kapur armën për të mbrojtur vetën.

“Do të fillojë një seri hetimesh kriminale kundër autorëve të dyshuar të cilët kanë kapur armën për të mbrojtur vetën dhe goditen me akuza të montuara e false. Ata kanë mbrojtur shtëpitë e tyre nga terroistët”, tha ai.

“Është e qartë se Pacolli po punon në koordinim të ngushtë me Kadri Veselin i cili sot në Hagë u intervistua nga Gjykata Speciale”, tha Gjuriq.

Gjuriq nuk e ka lënë pa e përmendur sërish masakrën e Reçakut me gjuhë fyese, ofenduese e mohuese.

“Këto ditë, të gjithë ish-drejtuesit e UÇK-së ishin në Reçak, siç bëri Hashim Thaçi sot, në mënyrë që të rriten në sytë e publikut por kjo nuk do t’i shpëtojë ata nga ligësitë që ia kanë bërë Serbisë”, tha Gjuriq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?