Gjatë viti 2019 rrugët ua morën jetën 113 personave

Gjatë viti 2019 rrugët ua morën jetën 113 personave

113 persona kanë humbur jetën që nga janari i viti 2019 deri më sot. Ky vit ka qenë tragjik për Kosovën, vetëm gjatë një viti 113 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik, raporton lajmi.net. Nga gjithsej 16 mijë e 46 aksidente sa kishin ndodhur gjatë kësaj periudhe, 100 prej tyre kishin […]

113 persona kanë humbur jetën që nga janari i viti 2019 deri më sot.

Ky vit ka qenë tragjik për Kosovën, vetëm gjatë një viti 113 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik, raporton lajmi.net.

Nga gjithsej 16 mijë e 46 aksidente sa kishin ndodhur gjatë kësaj periudhe, 100 prej tyre kishin rezultuar me fatalitet, rreth 7 mijë me lëndime, ndërsa afro 10 mijë vetëm me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar mbi 411 mijë tiketa.

Nëntë persona më pak kanë humbur jetën gjatë këtij viti, krahasuar me vitin 2018, megjithatë numri i aksidenteve fatale mbetet shqetësues. Ndërsa numri i aksidenteve është rritur në rreth një mijë më shumë këtë vit.

Këto statistika janë bërë të ditura për lajmi.net nga Policia e Kosovës.

“Përderisa gjatë kësaj periudhe të vitit në vendin tonë kanë humbur jetën mbi 100 persona si pasojë e pakujdesisë në drejtimin e automjeteve apo në çfarëdo forme tjetër të pjesëmarrjes në trafik, Policia e Kosovës vlerëson se është e nevojshme që të kemi një angazhim edhe me të madh ndërinstitucional dhe masa proaktive dhe aktive duhet ndërmerren në vazhdimësi për të krijuar rrethana më të favorshme që numri i aksidenteve, në veçanti i atyre me fatalitet të reduktohet edhe më tej”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Policia thotë se pakujdesia, përqendrimi i pamjaftueshëm dhe tejkalimi i shpejtësisë mbeten ndër shkaktarët e humbjes së jetëve njerëzore nëpër rrugët tona, prandaj drejtuesit e automjeteve janë bartës kryesor të përgjegjësive gjatë pjesëmarrjes në trafik dhe të njëjtit duhet të jenë mjaftë të matur dhe vigjilent sepse përveç rrezikimit të të tjerëve jo rrallë edhe vetë ata janë pjesë e statistikave fatale.

“Policia si autoritet i zbatimit të ligjit po punon me përkushtim përmes planifikimeve operacionale, fushatave etj, për reduktimin në vazhdimësi të aksidenteve dhe njëkohësisht do të ndërmerr veprime ligjore ndaj kujtdo që shkelë rregullat dhe cenon sigurinë në rrugë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?