Gecaj i reagon VV-së: Çdo çështje duhet të bisedohet në tavolinë e jo nëpërmjet rrjeteve sociale

Deklaratat e fundit të Vjosa Osmanit në ‘’Pressing’’, kanë nxitur shumë reagime nga zyrtarë e militantë të VV-së. Nëkryetarja e LDK-së, gjatë intervistës foli për çështjen e presidentit, takimet e Mustafës me Kurtin rreth arritjes së marrëveshjes për koalicion dhe për seancën e konstituimit, shkruan Periskopi. Tinka Kurti nëpërmjet një reagimi në Facebook kishte thënë […]
Nëkryetarja e LDK-së, gjatë intervistës foli për çështjen e presidentit, takimet e Mustafës me Kurtin rreth arritjes së marrëveshjes për koalicion dhe për seancën e konstituimit, shkruan Periskopi.
Tinka Kurti nëpërmjet një reagimi në Facebook kishte thënë se Osmani është duke pritur që Kurti të dështoj të formojë qeverinë, në mënyrë që ti vie shansi asaj për koalicion me AAK+Nisma+pakicat. Natyrisht krejt kjo me bekimin e heshtur të PDK-së.
Ndërsa Ish kandidati për asamble komunale në Rahovec nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherësh edhe anëtar i kësaj partie, Durim Elshani kishte goditur Osmanin duke I thënë: ‘’ Hajt baju te Agimi e Luta, mendësi e kalbun’’.
Këto deklarata të lëshuara nga anëtarët e VV-së duket se nuk po i bëjnë përshtypje anëtarit të LDK-së, Bajram Gecaj.
Gecaj në një prononcim për Periskopin, thotë se LDK është parti serioze dhe se nuk merret me deklarime nëpërmjet rrejteve sociale. Tutje shton se çdo çështje duhet të diskutohet në tavolinë dhe jo nëpërmjet formave të tjera.
‘’Çdo çështje duhet të bisedohet në tavolinë e jo nëpërmjet rrjeteve sociale. LDK është parti serioze dhe nuk merret me deklarata në rrjetet sociale’’, tha Gecaj./PERISKOPI/Z.Rugova/












