FSSHK dënon ashpër kërcënimin me armë të ftohtë ndaj mjekut kujdestar në Vushtrri

FSSHK dënon ashpër kërcënimin me armë të ftohtë ndaj mjekut kujdestar në Vushtrri

Pas njoftimit të pranuar nga ana e Sindikatës së QKMF Vushtrri, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes kësaj Komunikate dënon ashpër kërcënimin me armë të ftohtë ndaj mjekut kujdestar në QKMF-Vushtrri me iniciale I.R. Mjeku kujdestar I.R. gjatë orarit të punës ka trajtuar pacientin N.N. dhe të njejtit i ka ofruar shërbimin shëndetësor […]

Mjeku kujdestar I.R. gjatë orarit të punës ka trajtuar pacientin N.N. dhe të njejtit i ka ofruar shërbimin shëndetësor konform gjendjes shëndetësore të paraqitur në Urgjencën e QKMF Vushtrri, por edhe përkundër ofrimit të shërbimit shëndetësor ndaj pacientit N.N. familjarët e tij i janë kërcënuar me armë të ftohtë mjekut, thuhet në kumtesë, njofton Klan Kosova.

FSSHK në vazhdimësi ka ngritur zërin e saj për të gjitha rastet e dhunës së ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësor, kërcënimeve dhe shantazheve të cilat ndikojnë drejtëpërsëdrejti në ushtrimin e profesionit por edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

FSSHK do të përdorë të gjithë autoritetin në mbrojtje të punëtorëve shëndetësor dhe anëtarëve të saj.

Ngrisim zërin tonë, të vendosur që të mbrojmë dinjitetin dhe vlerën njerëzore, që një herë e përgjithmonë këto veprime barbare të ndalen dhe të gjejnë dënimin meritor për kryerësit e këtyre veprimeve.

FSSHK bashkëndjen shqetësimin dhe frustrimin e punëtorëve shëndetësor të cilët ofrojnë shërbime emergjente duke qenë se rastet më të shpeshta të sulmeve po ndodhin në këto shërbime ku cilësia është në nivelin më të lartë duke marr parasysh mënyrën e shpejtë të intervenimit dhe të trajtimit të pacientëve në këto njësi.

Duke parë këtu edhe dështimin e sistemit gjyqësor(sipas shkrimeve kriminelët janë liruar në procedurë të rregullt) FSSHK do të jetë e detyruar që ti ndërmerr edhe masat më radikale që në ditët në vijim të marr vendim edhe për mos ofrimin e shërbimeve emergjente pasi që Ligji në mbrojtje të punëtorëve shëndetësor po dështon, thuhet në kumtesë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?