Flet Arban Abrashi për takimin më Gjuriqin në Tiranë

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka treguar arsyen e takimit me drejtorin e të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, Xhelal Sveçlën e LVV’së dhe Ardian Gjinin e AAK’së. Abrashi ka thënë se bëhet fjalë për një takim rajonal të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. […]
Abrashi ka thënë se bëhet fjalë për një takim rajonal të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.
“Takim rajonal, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, organizuar nga CIG”, tha Abrashi për Gazetën Sinjali.
Ndërsa, Vetëvendosje është deklaruar për Periskopinduke thënë se nuk është takimi i Sveçlës me Marko Gjuriqin, por vetëm një pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.
“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG”, ka thënë Arlind Manxhuka nga Lëvizja Vetëvendosje.
Tutje, Vetëvendosje ka thënë se në këtë takim ka edhe zyrtarë të tjerë nga partitë e tjera nga Kosova dhe nuk është takim i përveçëm.
“Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë zyra për media Vetëvendosjes.












