Fillon kompensimi për mësimdhënësit e viteve të 90’ta, javën e ardhshme

Fillon kompensimi për mësimdhënësit e viteve të 90’ta, javën e ardhshme

Nga java e ardhshme mësimdhënësit të cilët kanë punuar gjatë periudhës së viteve 1990-1999, në kuadër të procesit të njohur si sistemi paralel i arsimit në Kosovë, do të fillojnë të marrin kompensimin ligjor. Udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), Bahri Xhaferi, tha se janë për të gjitha […]

Udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), Bahri Xhaferi, tha se janë për të gjitha përgatitjet dhe çdo gjë është gati për kompensim.

“Shumë besoj që për të gjitha kërkesat që janë parashtruar nga 15 gushti deri tani që i kemi trajtuar për muajin nëntor pasi ka qenë një afat i përcaktuar për parashtrim të kërkesave pagesa e tyre do të bëhet këto ditë, sigurisht që do të ndodhë javën e ardhshme”.

Xhaferi tha se kanë pasur problem për sigurimin e mjeteve nga Ministria e Financave pas rënies së qeverisë edhepse këto mjete kanë qenë të parapara më herët, por që tani kjo çështje është zgjidhur.

“Kemi pasur pak problem Ministria e financave tek sigurimi i mjeteve edhepse ato mjete kanë qenë  të parapara mirëpo për shkak të mosfunksionimit të plotë të qeverisë ka ndodhur kjo vonesë deri më tani, përndryshe çdo gjë është gati është përllogaritur dihet saktë sa është vlera për një vit sa është vlera për 9 vite dhe do të ketë periudhë retroaktiviteti me pagesë nga muaji prill deri në muajin nëntor ndërsa kërkesat që bëhen nga 1 dhjetori e tutje pagesa e tyre do të bëhet prej muajit dhjetor e tutje”.

Xhaferi ka treguar se kjo përllogaritje është bërë me ligjin e vjetër dhe pagesa do të jetë maksimalja për 9 vite punë 70 euro.

“Për 9 vite është diku 70 euro ndërsa për një vit shkon më pak, pagesa është bërë konform kornizës ligjore që është duke u zbatuar, përllogaritja është bërë me ligjin e vjetër me pagën që kanë qenë te mësimdhënësit e arsimit fillorë, ndërsa me hyrjen e ligjit të ri për pagat do të jetë bazë për llogaritje të tjera, por që aktualisht përllogaritjet janë bërë me ligjin e vjetër që ka qenë për arsimin fillorë, 405 euro dhe me përqindje për 9 vite e arrin vlerën maksimale 70 euro për një muaj për të gjithë ata punëtorë që kanë punuar në sistemin arsimorë të atëhershëm pavarësisht pozicionit mësimdhënës, punëtorë teknik është vlera e njëjtë për një vit pune dhe realizimi i kësaj pagese do të bëhet gjatë këtij muaji, respektivisht gjatë javë së ardhshme”.

Xhaferi tha se punëtorët e arsimit do të marrin pagesën në mënyrë retroaktive që nga muaji prill kur edhe ka hyrë ligji në fuqi.

“Për të gjithë ata persona që kanë parashtruar kërkesë prej 15 gushtit deri më 30 nëntor do të kenë pagesë retroaktive prej muajit prill dhe pagesa vazhdon edhe më tutje, ndërsa për raste kur bëhet kërkesa prej 1 dhjetorit atëherë pagesa fillon vetëm prej dhjetorit, ka qenë një vendim i kabinetit për këtë periudhë kohore që t’ju mundësohet njerëzve të parashtrojnë kërkesa, 3 muaj e gjysmë nëse nuk gaboj ka qenë kohë e mjaftueshme, më së shumti kanë pasur problem me sigurimin e vërtetimeve për vitet e punës në sistemin arsimor të asaj kohe”.

E, kryetari i SBAShK-ut  Rrahman Jashari për Ekonomia Online tha se nga informacionet që kanë pagesat do të bëhen së shpejti si dhe do të merren edhe shtesat e muajit prill dhe se këto llogaritje janë bërë me ligjin aktual të pagave, e jo me Ligjin e Ri për Pagat të cilin tashmë Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar.

“Në Departamentin e Dhënies së Pensioneve kemi informacione se kanë filluar t’i lëshojnë vendimet e reja me këtë vlerën tjetër 74 dhe unë po them jam i sigurt që punëtorët e arsimit të viteve të ’90-ta do të marrin pensionin, do të marrin shtesën mbase jo atë 95 euro që e kanë pritur, por 74 dhe do të marrin edhe shtesat nga prilli e deri tek viti i ri, nëse shkon ligji i pagave ata do ta kenë edhe një ngritje tek ajo shtesa”

Jashari përkundër kësaj është shprehur se nëse nuk bëhen këto pagesa këtë muaj atëherë do të mblidhen me Këshillin drejtues të SBAShK-ut dhe do të dalin me vendim se si do të veprohet.

“Jam i sigurt që pasi që buxheti është dhe të gjithë janë të gatshëm për ta bërë këtë, jam shumë i sigurt që në muajin dhjetor do t’i marrin pensionet e tyre plus shtesën e dhjetorit dhe shtesat nga prilli, uroj të ndodhë kështu, ne do të ulemi Këshilli Drejtues dhe do të na autorizojnë çka do të bëjmë tutje”.

Vlera për kontributin e mësimdhënësve gjatë viteve të 90-ta, nis nga 19 deri në 70 euro, varësisht nga koha sa kanë punuar. Shuma mësimdhënësve iu ndahet në bazë të Ligjit për Statusin e Punëtorëve të Arsimit.

Kostoja e zbatimit të ligjit për vitin 2019 do të jetë 6.6 milionë euro dhe për vitin 2020 rreth 7.4 milionë euro.

Ndërkaq numri i mësimdhënësve të cilat ishin të angazhuar në procesin arsimor gjatë viteve 1990-1999 llogaritet të jetë rreth 23 mijë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?