Fetah Rudi: Në Kuvend, do të jem zë i fuqishëm i njerëzve me nevoja të veçanta

Seanca konstituive, pritet të filloj në ora 15:00, ku tashmë ka filluar ardhja e deputetëve në Kuvend. Fetah Rudi nga radhët e LDK’së sapo ka arritur në Kuvend, i cili para mediave tha se kauza e tij si deputet do të jetë një zë i fuqishëm për njerëzit me nevoja të veçanta, dhe se do […]
Fetah Rudi nga radhët e LDK’së sapo ka arritur në Kuvend, i cili para mediave tha se kauza e tij si deputet do të jetë një zë i fuqishëm për njerëzit me nevoja të veçanta, dhe se do të jetë ngrisë zërin për vrasjet para dhe pas luftës, përcjell Periskopi.
“Kauza ime brenda Kuvendit të Kosovës është vrasjet e para e pas luftës dhe kërkesat e votuesve, si dhe do të jem një zë shumë i fuqishme i njerëzve me nevoja të veçanta. Do të jem në parlament, e di do të jetë e vështirë por nuk do të ndalem”, tha Rudi para Kuvendit.












