Festivali i Këngës kishte vetëm tre anëtarë jurie, kush i solli edhe dy të tjerë?

Festivali i Këngës kishte vetëm tre anëtarë jurie, kush i solli edhe dy të tjerë?

Mbrëmë u mbajt nata finale e Festivalit të Këngës, ku fituese u shpall Arilena Ara me këngën ‘Shaj’.Ajo mori 67 pikë duke lënë pas Elvana Gjatën me 64 pikë. Mirëpo, edhe në këtë festival u shfaqën parregullësi. Gjatë ditës së hënë, në rrjete sociale u publikuan listat e votimeve dhe u bë e qartë se […]

Mbrëmë u mbajt nata finale e Festivalit të Këngës, ku fituese u shpall Arilena Ara me këngën ‘Shaj’.Ajo mori 67 pikë duke lënë pas Elvana Gjatën me 64 pikë.

Mirëpo, edhe në këtë festival u shfaqën parregullësi. Gjatë ditës së hënë, në rrjete sociale u publikuan listat e votimeve dhe u bë e qartë se kush kënd e kishte votuar. Në trupin gjykues prej tre anëtarësh nga ‘qielli’ pikën edhe dy anëtare tjera e që luajtën rol vendimtar në zgjedhjen e fituesit.

Ndërsa, disa ditë më parë prezantuesja e këtij festivali, Alketa Vejsiu kishte thënë se juria përbëhet vetëm nga tre anëtarë të huaj.

Disa ditë para se të publikoheshin këngët e 22 konkurrenteve në ‘Youtube’, prezantuesja Alketa Vejsiu kishte dhënë një intervistë në ‘RTSH’ ku flet lidhur me organizmin e ‘Festivalit të këngës’, këngëtarët dhe jurinë këtij edicioni.

Në këtë intervistë ajo tregon se juria përbëhet nga tre anëtare të cilët vijnë nga ‘Eurovizioni’.

“Fitoren do e merr  ai që meriton, ai që ka performanecën ‘live’ më të mirë, materialet më të mira, dhe fituesi do zgjidhet nga juria prej 3 anëtarëve që është dërguar nga vet ‘Eurovizioni’”.

Por kështu nuk ndodhi ‘RTSH’ habiti publikun duke ia shtuar jurisë edhe dy anëtarë të tjerë, botuesen Rita Petro dhe muzikologen Mikale Minga.

Sot pas publikimit të pikëve të jurisë për 12 pjesëmarrësit në finalen e ‘Festivalit të këngës’ në opinionin publik kanë lindur debate të shumta, dhe të shumtë kanë qenë artistët që reaguan pas pikëve skandaloze që dy anëtarët e jurisë me origjinë shqiptare kishin dhënë për artistët, ku dukshëm ishte penalizuar Elvana Gjata.

Deri sa tre anëtarët e tjerë të jurisë të cilët ishin të dërguar nga ‘Eurovizion’ i dhanë pikët maksimale Elvanës, Rita Petro dhe Mikaele Minga i dhanë pikët minimale duke ia mohuar kështu fitoren Elvanës.

Nuk dihet se kush i solli këta dy emra në trupin gjykues, por edhe Rita edhe Mikaele me pikët e tyre ‘rrënuan’ votimin e jurisë ndërkombëtare, dhe kështu shkaktuan një ‘kaos’.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya