Fëmijët jetimë emigrantë s’i do askush: Të ngujuar në Greqi, Gjermania iu thotë JO

Brukseli zyrtar i kërkoi Gjermanisë të ndihmonte Greqinë duke u kujdesur për fëmjët e vetëm që ndodhen në kampet e mbipopullara të vendit helen. E në prak të krishtlindjes, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë ka refuzuar thirrjet duke thënë se vendi i tij i ka ndihmuar mjaftueshëm Greqisë, shkruan CNN, përkthen Periskopi. Një gjë të […]
E në prak të krishtlindjes, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë ka refuzuar thirrjet duke thënë se vendi i tij i ka ndihmuar mjaftueshëm Greqisë, shkruan CNN, përkthen Periskopi.
Një gjë të tillë e pohoi edhe Kardinali i Lartë i Gjermanisë në Kishën Katolike, Reinhardt Marx, duke thënë se qeveria gjermane veçse i ka ndihmuar Greqisë, mirëpo meqë jemi në prag të festave duhej të bëhej diçka për këtë situatë të “patolerueshme”.
Vetëm në ishujt Lesbos, Chios e Samos, pastaj edhe në Leros e Kos, janë regjistruar pothuajse 2 mijë fëmijë. Ndërsa sipas Bashkimit Evropian [BE] në të gjithë vendin ishin 5 mijë e 227 fëmijë të vegjël që nga nëntori.
Rreth 9 për qind e fëmijëve janë nën moshën 14 vjeçare, ndërsa 92 për qind e tyre janë meshkuj.
Në ndërkohë Komisioni Evropian vazhdojë të bëj thirrje në mënyrë të përsëritur te vendet anëtare që të vazhdojnë të ndihmojnë fëmijët nga Greqia në baza vullnetare./Periskopi












