Federata Sindikale e Bujqve akuzon Ministrinë e Bujqësisë për keqpërdorim të buxhetit për grante

Federata Sindikale e Bujqve akuzon Ministrinë e Bujqësisë për keqpërdorim të buxhetit për grante

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po keqpërdor paratë dhe grantet të cilat janë të dedikuara për fermerët e për këtë mungojnë edhe 15 milionë euro. Të paktën kështu po thonë Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, të cilët akuzojnë këtë dikaster për keqmenaxhim, keqpërdorim dhe shfrytëzim të kundërligjshëm të buxhetit të shtetit. Kryetari […]

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, në një konferencë për media para kësaj ministrie, në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, tha se buxheti i planifikuar për fermerët po përdoret për punësime të paligjshme.

“Keqpërdorimi dhe vjedhja e parave  të dedikuara për grantet, subvencione dhe për projekte kapitale, si dhe shfrytëzimi i buxhetit për qëllime elektorale dhe politike, buxheti i planifikuar  për fermerët përdoret  edhe për punësime të paligjshme, aprovohen projekte pa mbulesë, duke e futur ministrinë në obligime për vitin 2020, për grante mungojnë diku 15 milionë. Keqpërdorimi i buxhetit të dedikuar për fermerë për të ashtuquajturat vizita jashtë vendit, me të vërtetë ato janë zakonisht turistike, biznesore dhe për ‘shopping’”, tha Tahiri.

Sipas tij, është keqpërdorur edhe kredia prej 12 milionë euro e Bankës Botërore për punësime të 20 punëtorëve  dhe avansime të kundërligjshme në ministri.

Tahiri tha se me këtë fermerët e Kosovës po dëmtohen shumë.

“Me parat e vitit 2020  duhet të paguhen borxhet e vitit 2019. Ky është dëmi i madh i cili iu shkaktohet bujqve të cilët kanë përfituar  të drejtën për grante dhe ata janë hyrë në borxhe për të realizuar  projektin. Kanë marrë kredi ose kanë marrë para me fajde dhe nëse atyre brenda afatit njëmujor pas  aprovimit të projektit nuk u paguhen ato para ata duhet të shesin  bagëtitë për të larë kredinë ose borxhin që kanë hyrë”, ka shtuar Tahiri.

Tahiri theksoi se e vetmja shpresë e bujqve është qeveria në ardhje, që të bëhen ndryshimet radikale me vendime të ligjshme, transparente dhe llogaridhënëse.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?