Familja me 15 anëtarë që shpëtoi mrekullisht nga tërmeti

Familja 15 anëtarësh e Hysni Sulës nga Manza e Durrësit ka mbijetuar mrekullisht në tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili goditi Shqipërinë. Tërmeti me fuqi 6.4 ballë sipas Rihterit shembi gjithë shtëpinë e Hysni Sulës, por familja e tij shpëtoi duke iu falënderuar kushëririt të tyre Zeqir Sula, i cili ka ndërhyrë duke shpëtuar […]

Tërmeti me fuqi 6.4 ballë sipas Rihterit shembi gjithë shtëpinë e Hysni Sulës, por familja e tij shpëtoi duke iu falënderuar kushëririt të tyre Zeqir Sula, i cili ka ndërhyrë duke shpëtuar disa nga fëmijët.

Zeqir Sula tregon momentet e ditës së 26 nëntorit, kur u shemb shtëpia.

“Pash që ra shtëpia, ishte tym i madh. Pash fëmijët e vegjël duke bërtit, kapa dy të parët, pastaj dy të dytët, ngrita betonin, pastaj kam marrë gratë. Njerëzit më thirrën hajde këtu, i nxora të gjithë”, tregon ai për Top Channel.

Edhe njëri nga banorët tregon momentet kur ishte përballur me vdekjen.

“Gjithë shtëpia ka rënë poshtë, është bërë katër metra distancë. Më ruajti Zoti, po prisja momentin kur do të vdes, kur të më bjerë blloku dhe të mbyll sytë. Zoti më dha forcë, gruaja ishte tek dera, dola nga shkallët ishin shembur bërtita a keni dalë të gjithë? Po më thanë kemi dalë. Mora gruan avash-avash dhe kemi zbritur poshtë”, thotë ai.

Ndryshe, të paktën 51 vetë kanë humbur jetën dhe mbi 900 të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit më të fuqishëm në tridhjetë vjetët e fundit në Shqipëri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?