Fakultetet e dëmtuara nga tërmeti: Mjekësia dhe Inxhinieria e Ndërtimit nuk hapen, mësimi nis në 6 janar

Fakultetet e dëmtuara nga tërmeti: Mjekësia dhe Inxhinieria e Ndërtimit nuk hapen, mësimi nis në 6 janar

Për shkak të gjendjes të jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, u dëmtuan edhe disa institucione arsimore. Një prej tyre është edhe Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës ku në të 5 katet e tij, situata është e njëjtë, e rrezikshme për studentët e këtij Fakulteti. Edhe […]

Për shkak të gjendjes të jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, u dëmtuan edhe disa institucione arsimore.

Një prej tyre është edhe Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës ku në të 5 katet e tij, situata është e njëjtë, e rrezikshme për studentët e këtij Fakulteti. Edhe auditoret nuk janë gati për nisjen e procesit mësimor. Siç e shikoni nga pamjet që ofron operatori Ermal Gjidede, faqet e mureve janë të plasaritura si dhe krisjet janë të dukshme.

Ndaj procesi mësimor këtu do të filloj më datë 6 janar, ndërsa në fakultetet e tjera të Universitetit Politeknik të Tiranës mësimi nis më datë 16 dhjetor.

Dëmet në Fakultetin e Inxhinierisë u shkaktuan që me tërmetin e shtatorit, nga ku u nënshkrua një kontratë riparimi më 23 tetor në vlerë rreth 3 milionë lekë. Por rikonstruksioni nuk zgjati as një muaj, pasi ndërtesa  u kthye në gjendjen e mëparshme, ku u vlerësua e rrezikshme për nisjen e mësimit.

Mësimi u ndërpre përgjatë gjithë muajit dhjetor edhe në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës, si pasojë e gjendjes të rëndë të ambienteve në këtë institucion. Rektori Arben Gjata vendosi rifillimin e procesit mësimor më 6 janar. Ndërsa, kujtojmë se studentët e Universitetit të Tiranës kanë nisur mësimin më 10 dhjetor, si dhe po diskutohet për kur do të zëvendësohen orët e pazhvilluara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?