Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Pejë

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Pejë

Erërat e mbrëmshme kanë shkaktuar disa dëme në Komunën e Pejës. Disa shtylla elektrike janë dëmtuar dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Nga KEDS-i, kanë bërë të ditur se ekipet janë në terren për të evituar dëmet, teksa kanë bërë të ditur se edhe në disa komuna tjera ka pasur probleme. Një dyqan […]

Një dyqan pranë rrugës në qytetin e Pejës, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Kjo pasi në këtë Komunë, mbrëmjen e së hënës ka pasur erëra të fuqishme.

Pronari i këtij dyqani, thotë se intervenimi i njësiteve të zjarrfikësve, ka qenë i menjëhershëm.

“Rreth orës 7:00 të mëngjesit kur kam ardhur i kam parë që kanë ardhur zjarrfikësit dhe kanë qenë duke pastruar hapësirën. Era ka shkaktuar dëme të mëdha. Tash po mundohemi t’i rregullojmë vet dëmet që na janë shkaktuar”, shprehet për RTV Dukagjinin, Agon Tahiri.

Tahiri tregon se dëmet janë edhe në rrjetin elektrik, përcjell Telegrafi.

“Rrymë ende nuk ka dhe kulmi është komplet i shkatërruar”, shprehet më tej Agon Tahiri.

Në Pejë, nga erërat u shkaktuan edhe dëme të tjera. Disa shtylla elektrike janë dëmtuar,  çka ka bërë që disa fshatra të Pejës të mbesin pa energji elektrike deri ne evitimin e problemeve.

Në anën tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se ekipet kanë dalë në terrenet të cilat janë të dëmtuara me rrjetin elektrik dhe janë duke punuar me të gjitha kapacitetet e mundshme për evitimin sa më të shpejtë të problemeve. Po ashtu siç ka njoftuar KEDS-i, probleme me rrjetin elektrik kanë edhe komunat si Gjakova, Mitrovica dhe Prizreni.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/449152165756253/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?