Erdogan tregon se cilët liderë botërorë i admiron

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka renditur presidentin amerikan, Donald Trump, atë rus, Vladimir Putin si dhe sheikun e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani në mesin e liderëve që admiron më së shumti. Ndërsa ka thënë se Evropës i mungon një lider frymëzues, shkruan Asociated Press. Duke folur para studentëve në kryeqytetin turk, Ankara, […]
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka renditur presidentin amerikan, Donald Trump, atë rus, Vladimir Putin si dhe sheikun e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani në mesin e liderëve që admiron më së shumti.
Ndërsa ka thënë se Evropës i mungon një lider frymëzues, shkruan Asociated Press.
Duke folur para studentëve në kryeqytetin turk, Ankara, Erdogan ka thënë se Evropa po përballet me “krizë serioze të udhëheqësisë”.
Duke folur për Trumpin, Erdogan tha se ai pëlqen natyrën e tij të hapur, duke e krahasuar me vetëveten, përcjell periskopi.
“Pavarësisht se a e pëlqeni apo jo, zoti Trump është një emër i rëndësishëm. Ai nuk ka agjendë të fshehur. Ai diskuton me mua hapur dhe unë flas me të shumë hapur”, ka thënë presidenti turk.
Edhe për Putinin, Erdogan ka vlerësuar se ai nuk ka “agjendë të fshehur”.
Për sheikun e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, Erdogan ka thënë se është “lider i ri dhe dinamik”, i cili mbështet shtetet e varfra.
Më parë Erdogan ka përmendur Profetin Muhamed dhe themeluesin e Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk në mesin e personaliteteve frymëzuese për të./Periskopi/












