Ekstradohet trafikanti shqiptar i heroinës në Itali

Autoritetet italiane kanë informuar mëngjesin e sotëm se Antimafia e qytetit të Triestes ka ekstraduar nga Austria në Itali, të kërkuarin shqiptar Aleksandër Hodaj 38 vjeç. Ai është arrestuar nga policia austriake më 10 nëntor të 2019 në afërsi të Nickelsdorf të Austrisë i pajisur me dokumente të falsifikuara. Ndaj 38-vjeçarit shqiptar Aleksandër Hodaj ishte […]

Ai është arrestuar nga policia austriake më 10 nëntor të 2019 në afërsi të Nickelsdorf të Austrisë i pajisur me dokumente të falsifikuara.

Ndaj 38-vjeçarit shqiptar Aleksandër Hodaj ishte lëshuar urdhëri i arrestimit europian i kërkuar nga Prokuroria e Barit pas ekzekutimit të operacionit të koduar “Vrima”, hetimet e të cilit u kryen nga Departamenti i Antimafias Italiane.

Operacioni “Vrima” çoi  në shkatërrimin e një grupi trafikantësh droge që trafikonin heroinë nga Shqipëria në Itali me bazë në qytetin e Barit e me degë në të gjithë Italinë deri në rajonin e Toskanës.

Operacioni “Vrima” hetimet e të cilit u mbyllën në vitin 2015 çoi në ekzekutimin e 20 masave të ndalimit e në sekuestrimin e 13 kg heroinë të një cilësie mjaft të pastër.

Gjithashtu u sekuestrua dhe një laborator droge i menaxhuar nga shqiptari i ekstraduar Aleksandër Hodaj.

Aleksandër Hodaj është dënuar nga drejtësia Italiane me 4 vite e 4 muaj burg, dënim që tashmë do ta kryejë në Itali. /Ora News/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?