Eksploziv në një bankë në Suharekë, katër të dyshuarit tentuan të plaçkitnin

Në mëngjesin e kësaj të diele katër persona të maskuar kanë tentuar të plaçkisin filialën e bankës TEB në Suharekë. Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, për Klan Kosovën i cili tha se sot rreth orës 3:45, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën […]
Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, për Klan Kosovën i cili tha se sot rreth orës 3:45, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës.
Ai ka bërë të ditur që sipas informatave nga TEB, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin mjete nga banka.












