Efekti i publikimit të fotografive për personat në kërkim nga Policia

Efekti i publikimit të fotografive për personat në kërkim nga Policia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë çdo të premte dërgon njoftime në drejtim të mediave për të kërkuar ndihmën e qytetarëve për të marrë më shumë informata rreth të dyshuarve për vepra penale. Bashkangjitur me të dhënat e të dyshuarit është edhe fotografia e personit. “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar […]

Bashkangjitur me të dhënat e të dyshuarit është edhe fotografia e personit.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet zakonisht në komunikatë.

E për këtë qytetarët e Republikës së Kosovës po del se janë mjaft shumë bashkëpunues me institucionin më të besueshëm në vend.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se në nëntëmujorin e parë të këtij viti janë arrestuar 9 236 të dyshuar.

Sipas tyre ka pasur të arrestuar të cilët kanë përfunduar në pranga pas bashkëpunimit me qytetarë.

Po ashtu, nga PK-ja konfirmojnë për IndeksOnline se nga qytetarët kanë pranuar informata të rëndësishme.

“Policia e Kosovës gjatë vitit të kaluar, ka arrestuar 15 431 të dyshuar dhe nga ky numër 4 231 të dyshuar janë dërguar në mbajtje me aktvendim nga prokurorët kompetent. Kurse në nëntëmujorin e parë të këtij viti janë arrestuar 9 236 të dyshuar dhe nga ky numër 3 105 të dyshuar janë dërguar në mbajtje me aktvendim nga prokurorët kompetent. Nga ky numër i të arrestuarve ka pasur të arrestuar të cilët kanë përfunduar në pranga pas bashkëpunimit me qytetarë.

Policia në disa raste (pas marrjes se autorizimit nga organet e drejtësisë) iu ka adresuar qytetarëve më kërkesën për ndihmë në ofrimin e informatave dhe lokalizimin e të dyshuarve të ndryshëm të cilët kanë qenë në arrati dhe të kërkuar nën dyshim për përfshirje në veprimtari penale. Policia ka pranuar informata të rëndësishme për çka në vazhdimësi ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Nga zyra për informim në PK-në thonë se Strategjia e Policimit në Bashkësi parasheh që policia të jetë më afër qytetarëve, të cilët kanë takime të shpeshta me ta.

“Lidhur me interesimin tuaj ua përcjellim informacionin në vijim: Policia e Kosovës është duke e zbatuar një strategji (Strategjia e Policimit në Bashkësi) e cila parasheh që policia të jetë më afër qytetarëve, policia ka takime dhe bashkëpunim me qytetarë, institucione, shkolla, biznese, media etj. Krejt kjo me qëllim që pos ofrimit të shërbimeve policore në aspekt të rritjes së sigurisë, nga qytetarët edhe të pranojë informata që do ta ndihmonin dhe orientonin punën, aktivitetin dhe hetimin policor në drejtim të duhur”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?