Edhe mbështetësit e VV-së kryqëzojnë Sveçlën për takimin me Gjuriqin (FOTO)

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, u fotografua mbrëmë i ulur pranë Marko Gjuriqin në një kohë tepër të tensionuar kur regjimi i Vuçiqit hapur mohoi masakrën e Reçakut. Ai u mundua të shfajësohej, por edhe vetë votuesit dhe mbështetësit e tij e kanë kryqëzuar në komente. “Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon […]
“Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon duke braktisur tryezat!” – ishte arsyetimi i z.Sveçla pas atij takimi ku shihej me një prej eksponentëve më negativë në Qeverinë e Serbisë, z.Marko Gjuriq.
E kush e kishte besuar se Vetëvendosje do ta bënte një veprim të tillë, ende pa ardhur në pushtet?!
Por, arsyetimi i Sveçlës megjithatë nuk ‘ka pirë ujë” te shumë e shumë komentues, që e kanë marrë një veprim të tillë si kundërshtues me retorikën e deritashme të Vetëvendosjes dhe me qëndrimet e rrepta politike kundër negociatave me regjimin e Aleksandër Vuçiqit. Vetëvendosje e kishte kritikuar e sulmuar ashpër Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Edita Tahirin dhe çdo përfaqësues të Kosovës që ishte takuar me zyrtarët nga Beogradi. Por, një gjë të tillë po e bën vetë duke shkelur në mënyrë flagrante parimet mbi të cilat është ndërtuar si një ngrehinë politike.
Disa komentues madje e kanë lidhur me PDK-në, duke thënë se ata po tregohen edhe më të shpejtë se PDK-ja në takimet që po mbajnë me zyrtarët serbë.
Ndërsa të tjerë e kanë qortuar duke ia përmendur mohimin e masakrës së Reçakut, shkruan Periskopi.
“Zotni, ky Gjuriçi eshte perfaqesues i zyres “per Kosove dhe Metohi”, nen urdhera te nje kryeministri qe para disa oresh e mohoi masakren e Reçakut. Si ka mundesi te ulesh e te pish kafe me te?!”
“Ja ja nuk eshte qashtu , su dasht mu ul qaty !! Eshte shume e ron kjo , spe keqperdor kerkush po un qe e kom votu vv se kisha menu ni foto te till.”- shkruan një tjetër.
Ndërsa, F.Ç. i shkruan se Konferenca për të cilën flet Sveçla është mbajtur brenda sallës ndërsa ai pinte kafe në restorant në hotelin po mbahej konferenca.
Shumë e shumë të tjerë i kanë kërkuar dorëheqjen nga pozita e nënkryetarit të Vetëvendosjes.
Kujtojmë se pikërisht Sveçla është përfolur si njeriu që mund të bëhet ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti. /Periskopi














