​OKB: 7 mijë persona të arrestuar në Iran

Të paktën 7000 persona u arrestuan pas protestave që kanë filluar muajin e kaluar në Iran, theksoi sot Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar në mënyrë arbitrare. “Të paktën 7000 persona janë arrestuar në 28 nga 31 provincat iraniane që prej fillimit të manifestimeve […]

“Të paktën 7000 persona janë arrestuar në 28 nga 31 provincat iraniane që prej fillimit të manifestimeve që nisën më 15 nëntor”, deklaroi një zëdhënës i Komisariatit të Lartë, Rupert Colville, në një konferencë shtypi.

“Komisionerja e lartë, Michelle Bachelet është shumë e shqetësuar nga kushtet e tyre të ndalimit, trajtimi fizik që u është bërë atyre dhe nga shkelja e të drejtave të tyre si dhe për mundësinë që një numër i madh mes tyre janë akuzuar për vepra që i nënshtrohen dënimit me vdekje”, shtoi ai.

“Iu bëj thirrje autoriteteve që të lirojnë menjëherë të gjithë manifestuesit që janë privuar në mënyrë arbitrare nga liria e tyre”, nënvizoi Bachelet në një komunikatë.

Manifestimet në Iran shpërthyen më 15 nëntor pas njoftimit për një rritje të çmimit të naftës, mes një krize ekonomike të rënduar nga sanksionet amerikane dhe kanë prekur qindra qytete.

“Amnesty International” theksoi gjithashtu se të paktën 208 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë iraniane duke konfirmuar se bilanci real i këtyre vrasjeve është edhe më i lartë./ATSH/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?