Mulhaxha-Kollçaku reagon pas deklaratës së Mustafës

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për mos arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së Kosovës një ditë para seancës konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit. “Kur të vetëquajtur “institucionalista” pozicionohen kundër logjikës institucionale, si rezultat kemi ngatërrim të zgjedhjeve parlamentare me ato për president. […]
“Kur të vetëquajtur “institucionalista” pozicionohen kundër logjikës institucionale, si rezultat kemi ngatërrim të zgjedhjeve parlamentare me ato për president. Është e vërtetë se shpresa vdes e fundit, por është e rëndë nëse do të vdiste në duar të disa “politik-bërësve” biznesmenë”, shkruan Kollçaku në një postim në Facebook.












